23 Shtator, 2017

A është në një lidhje?Klea Huta rrëfen të vërtetën e fotos me Elgit Dodën


Klea Huta është një nga personazhet më të dashur të publikut shqiptar. Jemi mësuar të shohim në spektakle të ndryshme, evente, apo edhe në skenë. Por Klea Huta është është një aktore dhe këngëtare e njohur tashmë. Këtë fundjavë, kjo vajzë e suksesshme, e talentuar dhe e bukur, vjen në një rrëfim ndryshe në emisionin “Chic” në “News24”, duke na treguar për pasionet e saj, dëshirat, por edhe jetën personale.

 

E kur vjen puna tek kjo e fundit, gjatë verës që lamë pas, kanë qenë jo pak lajmet rozë për Klean. Portalet në muajt e verës nuk janë marrë vetëm me pjesën e aktrimit apo “Maratonën e këngës Popullore”, e cila është prezantuar nga Klea, por ato janë marrë më së shumti me një histori personale të saj.

Ka qenë pikërisht një foto ku ajo shfaqej përkrah muzikantit Elgit Doda shkak për “zërat” e shumtë, se të dy bashkë mund të ishin në një lidhje dashurie.

 

E një fakt të tillë, asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar, por as mohuar.

Në emisionin “Chic” me Fjodora Fjorën, këtë këngëtarja Klea Huta zbulon detaje nga jeta e saj personale për të gjithë fansat e saj.

Ke qenë në qendër të vëmendjes këtë verë, fejesa po, por t’i hapësh portalet sot dashuria jote më e fundit mbush faqet. Kush janë të vërteta? Nuk e keni përgënjeshtruar asnjëherë lajmin e lidhjes me Elgit Dodën?

Vërtetë, si na ka shpëtuar. Ata kapën një foto që realisht në ishim për punë në jug të Shqipërisë, ishim bashkë me persona të tjerë në tavolinë të cilët nuk janë kapur për arsye kamuflazhi. Dy njerëz që hanë darkë jo domosdoshmërisht janë të lidhur. Portalet i qëndisin gjerat siç duan, jemi bashkëpunëtor shumë të mirë./Ballkan Web/

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al