6 Shtator, 2017

A e dini se çfarë ia ka zbukuruar jetën Kastriot Tushës…


Tenori i njohur Kastriot Tusha, dy muaj më parë ka marrë një status të ri në familje, pasi është bërë gjysh nga djali i tij Petriti. Vogëlushja është pagëzuar nga prindërit me emrin Harper. Për jetën familjare, Tusha flet rrallëherë në publik, por emocionet e një gëzimi që sapo ka ardhur në familjen e tij, nuk mundet t’i mbajë vetëm për vete.

I ftuar pasditen e sotme në “Rudina” për të folur për projektet e tij të reja, Tusha është ndalur për të rrëfyer më shumë edhe për profilin jashtë muzikës. Prej 27-vjetësh tashmë i martuar, tenori tregon se dita e martesës i duket sikur ka qenë mbrëmë. Petriti, i biri, tashmë ka krijuar familjen e tij të re me bashkëshorten Jonën, dhe më të bijën 2 muajshe, Harper.

I pyetur se si i duket vetja gjysh, Tusha tha se mbesa i ka vënë përballë përgjegjësive: “Na ka zbukuruar jetën, por edhe na ka vënë para përgjegjësisë…”, – tregon ai duke konfirmuar se e ndien vërtet sikur Harper është mjalti i mjaltit: “Unë kam edhe mamanë gjallë dhe asaj i them “ti e ke tri herë mjaltë”, – thotë ai me të qeshur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al