4 Dhjetor, 2020

A duhet t’i tregoni partnerit aktual për të kaluarën tuaj seksuale? Ja për çfarë duhet të merakoseni


Kur nisni një lidhje të re, shpesh mund të mendoni me vete “A duhet t’i tregoj të kaluarën time seksuale apo jo?”.

marredhenie (1)

Lidhur me këtë temë, Dr. Helen Webberley tha për “Female First”: “Kjo është një çështje e ndërlikuar. Pavarësisht se sa e qetë dhe e hapur mund të jetë biseda në fillim, nëse marrëdhënia kalon në nivel tjetër siç është fejesa, martesa e më pas edhe fëmijët, ndoshta do të shprehni dëshirën të mos kishit dhënë shumë detaje për jetën tuaj seksuale.

Xhelozia mund ta bëjë toksike edhe marrëdhënien më të fortë.Duke thënë këtë, shëndeti seksual është shumë i rëndësishëm për këdo që fillon një marrëdhënie të re.

Ju nuk mund të dalloni nëse dikush ka infeksion vetëm duke e parë në sy, apo duke i qëndruar përballë. Madje, edhe nëse do të ishit i infektuar, jo domosdoshmërisht do ta dinit këtë gjë edhe vetë”.

 

marredheniet seksuale grate (1)

Shumë infeksione të zakonshme seksualisht të transmetueshme (IST) si klamidia dhe gonorrea, kanë shumë pak simptoma në fazat e hershme, megjithatë, nëse nuk trajtohen, ato mund të çojnë në infertilitet dhe dëmtime të konsiderueshme të shëndetit afatgjatë, duke përfshirë, në raste ekstreme, vdekjen.

Lajmi i mirë është se shumë sëmundje seksualisht të transmetueshme mund të shërohen me antibiotikë, por nëse nuk jeni të vetëdijshëm se jeni të infektuar, do të vazhdoni ta përhapeni atë më shumë sesa dashurinë tuaj, te çdo partner që keni apo që mund të keni.

marredhenie (1)

Vlen të përmendet se infeksioni mund të kalojë përmes formave të ndryshme të kontaktit seksual, përfshirë seksin vagjinal, anal dhe oral, derisa cikli të prishet dhe të kërkohet trajtimi.

Për të parandaluar këtë është me të vërtetë një ide e mirë që të keni një kontroll të shëndetit seksual. Kjo mund të tingëllojë e frikshme, por është shumë e lehtë për t’u bërë.

marredhenie (2)

Ju mund të përdorni testimin dhe trajtimin për një sërë sëmundjesh seksualisht të transmetueshme, përfshirë testimin e shpejtë për HIV, si dhe këshilla e informacione.

Nëse përfundimet ju tregojnë se jeni të pastër, jeni të lirë të dilni me të tjerët! Nëse jeni diagnostikuar me një nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, që mund të trajtohet me antibiotikë, ju duhet të shmangni marrëdhëniet seksuale të pambrojtura derisa të pastrohet infeksioni.

marredhenie (1)

Është e rëndësishme të merrni të gjithë antibiotikët për t’u siguruar që jeni shëruar plotësisht. Pasi trajtimi juaj të ketë përfunduar, atëherë duhet të bëni përsëri testin për të siguruar që jeni pa infeksion.

Ndërsa besimi është një përbërës jetik për çdo marrëdhënie të re, nëse keni një të kaluar seksuale, marrja e hapave të nevojshëm për të siguruar që të gjitha palët të jenë të shëndetshme, është një themel i shkëlqyeshëm për një të ardhme pozitive, me shumë dashuri (dhe pa infeksion) së bashku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al