8 Nëntor, 2019

7 vjet pas vdekjes së djalit të tij, John Travolta publikon një mesazh prekës


Nuk ka dhimbje më të madhe, nuk ka asgjë që lëndon më shumë sesa të humbasësh një të dashur. Dhe nëse është një fëmijë? Është e pamundur ta shpjegosh me fjalë atë që ndjen… është diçka e pazëvendësueshme dhe e parikuperueshme…

“Thuhet se gjëja më e vështirë në botë është të humbasësh një prind, unë e kam humbur atë dhe tani mund të them që nuk është e vërtetë. Gjëja më e vështirë në botë është të humbësh fëmijën tënd. Një krijesë të vogël e të pafuqishme që ju e shihni të rritet, ditë pas dite. Dikë që e keni mësuar të ecë dhe të flasë. Dikë që i keni mësuar se çfarë është dashuria. Humbja e një fëmije është gjëja më e keqe që mund të ndodhë në jetë”.

Djali 16-vjeçar i aktorit John Travolta vdiq papritmas, kur së bashku me familjen ishin me pushime në Bahamas. Ai vuante nga sulmet e epilepsisë dhe goditja e radhës rezultoi fatale për Jett (kështu quhej djali i aktorit). Fatkeqësisht, John dhe gruaja e tij kanë luftuar me të që kur ishte dy vjeç dhe mjekët e diagnostikuan me sindromën Kawasaki, një sëmundje që prek enët e gjakut. Ata janë përpjekur gjithmonë ta bëjnë atë të bëjë një jetë normale, ata e donin dhe dhimbja që kanë përjetuar me humbjen e tij do t’i shoqërojë gjithë jetën.

Fatkeqësisht nganjëherë jeta është e padrejtë dhe pyesim veten pse. Nëse ju tregojmë këtë histori nuk është që t’ju depresionojmë, por për t’ju treguar që duhet të shijoni gjithmonë çdo moment, se ndonjëherë duhet të lini mënjanë punët dhe të kënaqeni me familjen. Mbushni jetën tuaj me kujtime të bukura, me kujtime që mund t’i mbani gjithë jetën në zemër. Koha ikën dhe nuk kthehet… kurrë mos e harroni!

Burimi / https://www.bigodino.it

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al