24 Janar, 2018

7 personat me famë botërore që dikur kanë punuar në Fast Food


Përpara se të ishin aktorë, këngëtarë apo president, disa nga personazhet më të njohur, e kanë nisur nga zero, duke punuar si kamerierë apo shërbyes në sektorin e ushqimit.

Lady Gaga – Para se të bëhej një prej këngëtareve më të suksesshme, ajo ishte një kameriere në një mensë në Manhattan.

Sharon Stone – Sot ajo numëron 40 vite karrierë si një prej aktoreve më të njohura të Hollywood-it, por kur jetonte në Pensilvani, Stone ka punuar në një prej filialeve të “McDonald’s”.

Brad Pitt – Sot ai është një prej aktorëve më të rëndësishëm në Hollywood, por më parë ai vishej si gjel në një restorant për të argëtuar njerëzit.

Madonna – Përpara se të bëhej mbretëresha e muzikës POP, ajo ishte një vajzë e re pa para, e cila punonte në një prej filialeve të “Dunkin’Donuts” në New York.

Barack Obama – Ish-presidenti i SHBA-së punonte si kamerier në një dyqan.

Jennifer Aniston – Ylli i serialit “Friends” më parë shiste hamburgerë.

Eva Mendes – Aktorja latine që në moshën 15-vjeçare ka nisur të punojë në një piceri, ndërsa sot është një prej aktoreve më të njohura./ triplemedia/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al