13 Shtator, 2018

53-vjeçarja donte të ndihmonte të sëmurët dhe dhuron organet, u merr jetën 3 personave


Të paktën tre persona kanë ndërruar jetë pasi donatori i njëjtë organesh iu dha të gjithëve kancerin e gjirit.

Sipas një raporti, donatorja ka qenë një grua 53-vjeçare e cila vdiq në vitin 2007 nga një goditje në tru. Por para se të ndërronte jetë ajo ka dhuruar veshkat, mushkëritë, mëlçinë dhe zemrën për pacientët që kishin nevojë për transplantime.

“Daily Mail” shkruan se brenda gjashtë vitesh nga transplantimi i organeve, katër nga pesë personat vdiqën si rezultat. Në raport thuhet se pacienti i parë që mori zemrën, vdiq nga sepsis, por te katër të tjerët u zhvillua kanceri i gjirit, i cili më vonë u përhap në organet e tyre të shëndetshme. Vetëm njëri prej tyre mbijetoi.

Mjekët nuk e kishin vënë re kancerin në organet e gruas dhe ai veproi si “Kali i Trojës” duke u futur fshehurazi në trupat e pacientëve.

Lidhur me këtë ngjarje, ekspertët kanë sqaruar se shanset për të marrë kancer nga një organ i transplantuar mund të jenë 1 në 10.000. gjithashtu ata besojnë se kjo është hera e parë që një pacient ka kaluar kancerin në 4 marrës dhe janë rastet e para kur tumori merr kaq shumë kohë të zhvillohet.

Ndërkohë kjo tragjedi e çuditshme u zbulua gjashtë vite pas vdekjes së donatores, nga studimet e bëra nga shkencëtarët në Universitetin e Tubingen në Gjermani dhe në Qendrën Mjekësore Universitare të VU në Amsterdam, Holandë.

Ekspertët e këtij zbulimi kanë thënë se se skanimet e donatorëve funksionojnë mjaft mirë dhe thonë se ka një shans 0,01 deri 0,05 për qind për të marrë kancer nga ndonjë organ i dhuruar.

Ndërkohë mjekët provuan se kanceri kishte origjinën nga donatorja e organeve nëpërmjet testit të ADN-së.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al