25 Shtator, 2018

5 vite bashkë, Afërdita Dreshaj merr surprizën super romantike nga bashkëshorti (FOTO)


Ka shumë pak kohë që është martuar, por këngëtarja Afërdita Dreshaj ka zbuluar sot se ka plot pesë vite që ka takuar bashkëshortin e saj.

Afërdita ka publikuar foto në profilin e saj në “Instagram”, me një surprizë që ka marrë me rastin e përvjetorit të takimit të parë.

“U zgjova me këto. 5 vite më parë takova bashkëshortin”, shkruan Afërdita teksa publikon një foto me një buqetë të madhe trëndafilash të kuq në krevat.

Gjithashtu Dreshaj ka publikuar edhe fotografinë e parë të bërë së bashku. “5 vite më parë takova dashurinë e jetës sime, dhe kjo fotoja është e parë së bashku. Sot e thërras bashkëshort!”, shkruan këngëtarja bashkëngjitur me foton.

 

Ndërkohë në qershor, Afërdita Dreshaj i dha fund beqarisë pasi u martua me sportistin çek, Jakub Kindl.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al