16 Shtator, 2017

4 ushqimet që duhet të konsumoni për të pasur një bark të bukur


Dëshira për bel më të hollë dhe bark më të rrafshët nuk duhet pasur vetëm për t’u dukur bukur me xhinse. Njerëzit që kanë sasi të madhe dhjami që mbështjell organet kanë më shumë rrezik nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti i tipit 2, veçanërisht kur perimetri i mesit te gratë i kalon 90 cm. Nuk ka ndonjë formulë magjike kundër dhjamit të barkut, por kërkimet tregojnë që ta mbushësh pjatën me ushqime që luftojnë dhjamin e barkut, si pjesë e një diete të shëndetshme, mund të ndihmojë. Këtu gjeni ushqimet që duhet të hani për ta pasur më të lehtë të hiqni dhjamin abdominal.

1.Çaji i gjelbër

Një pije shumë e mirë për bark të rrafshët është çaji i gjelbër. Ky çaj përmban catechin-a, përbërës antioksidantë bimorë që kanë veti kundër obezitetit. Pija gjithashtu përmban kafeinë, që mund të ndihmojë për të përshpejtuar metabolizmin. Në një studim në vitin 2012 te kinezët e rritur, çaji reduktoi sasinë e këtij lloji të rrezikshëm dhjami pas 12 javësh. Avantazh është që nëse nuk i shton sheqer, çaji i gjelbër nuk përmban kalori, kështu që mund ta pish në kohën e lirë.

2.Vezët

Sasia e duhur e proteinave në dietën tënde është esenciale për të qëndruar e padhjamosur. Jo vetëm të ndihmojnë për t’u ngopur gjatë vakteve, por gjithashtu mund të rrisin metabolizmin dhe të ndihmojnë në zmadhimin e muskujve dhe rritja e indit muskulor rrit dhe metabolizimin më shumë. Njerëzit që hanë rregullisht “burime cilësore proteinash”, ose ushqime që ofrojnë afërsisht 10 gramë aminoacide esenciale (si vezë, mish pa dhjamë dhe qumësht) çdo vakt kanë më pak dhjamë abdominal, ka raportuar një studim në revistën Nutrition & Metabolism. Megjithatë, shumica i hanë këto ushqime në darkë. Problemi me këtë është që muskujt e kanë të vështirë të përdorin kaq shumë proteina njëherësh, kështu që mënyra më e mirë për të djegur dhjamin, është t’i shpërndash këto burime proteinash gjatë gjithë ditës dhe të stërvitesh rregullisht.

3.Angjinaret

Angjinaret kanë shumë vlera, por një nga më të njohurat është përmbajtja e lartë e fibrave. Ti merr 7 gramë fibra në një angjinare të mesme të gatuar që e bën atë një perimet më të pasura me fibra, duke qenë që është më shumë sesa një e katërta e sasisë që një grua ka nevojë gjatë ditës. Të hash sa më shumë ushqime si këto është e rëndësishme. Sipas një studimi të publikuar në The American Journal of Clinical Nutrition, sa më shumë fibra ha, aq më pak mundësi ke të vësh bark. Perime të tjera të pasura me fibra janë lakrat dhe bishtajat, si thjerrëzat dhe bizelet.

4.Avokadot

Nëse e përdor, je me fat. Një studim i fundit ka zbuluar që avokado mund të ndihmojë në zvogëlimin e shifrave të perimetrit të mesit, presionit të gjakut dhe sheqerit në gjak, të shoqëruara me sindroma metabolike, një grumbull faktorësh risku që rrisin mundësitë për sëmundje zemre, atak dhe diabet. Avokadot përmbajnë yndyrna të shëndetshme, si dhe ushqyes të tjerë, si magnezi dhe phytosterol-i që mund të përmirësojnë nivelet yndyrnave në gjak dhe presionin e gjakut. Një studim i mëparshëm, i realizuar në vitin 2013 sugjeron që ata që e pëlqejnë avokadon i ulin në gjysmë shanset për sindromën metabolike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al