26 Nëntor, 2022

Pas Dancing With The Stars Bora ndan imazhet e ëmbla me Donaldin


Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë padyshim emrat më të përfolur përgjatë këtij viti.

Historia e tyre e dashurisë u bë kryefjala e mediave, dyshja, tani kanë rregulluar raportet dhe janë të pa ndashëm nga njëri-tjetri. Bora ndau një moment intim me Donaldin në Instagram. Pak para gjumit, Bora ledhaton pa pushim fytyrën e Donaldit.

Një nga momentet më të bujshme ishte takim i i tyre në “Big Brother VIP” dhe “dhurata” (varësja) që aktori i humorit i bëri moderatores për rastin e tre vjetorit të tyre. Bora e tregoi publikisht gjatë asaj periudhe se e kishte vendosur varësen e aktorit duke pozuar me të në disa foto.

 Mirëpo Donaldi ka rikujtuar së fundmi varësen që i dhuroi Borës. Ai publikoi në InstaStory një nga fotot e Borës ku shfaqet me varësen në qafë dhe krahas saj shkroi: “Ku është kjo?”- duke i bërë tag moderatores.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al