13 Qershor, 2018

21-vjeçari që çoroditi showbiz-in, baba me të dashurën që e fshehu prej muajsh


Surprizë! 21-vjeçari Meriton Mjekiqi, i cili u bë i njohur për publikun shqiptar gjatë spektaklit “Dance with Me” si partner i Rovena Stefës, ka çoroditur showbiz-in. Një nga figurat më simpatike të ekranit, sidomos atij kosovar, Meriton Mjekiqi, ka zbuluar se do të bëhet baba për herë të parë. Ai është vetëm 21 vjeç, por me foton që ka postuar në profilin e tij në “Instagram”, përveçse ka zbuluar se është i dashuruar, ka dhënë edhe lajmin se do bëhet baba.

Egesta, partnerja e tij është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël. Ky lajm ka qenë i papritur për fansat, pasi ai e ka mbajtur të fshehtë të dashurën deri në momentin që dha lajmin se ajo është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe pret të bëhet baba. Egesta shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe duket se është në muajt e fundit të shtatzënisë. Të gjithë fansat janë surprizuar nga ky lajm i papritur, pasi moderatori deri më tani e kishte mbajtur gjithçka të fshehtë.

Ata e kanë uruar çiftin për fëmijën që do të sjellin në jetë, duke e komplimentuar për këtë hap të rëndësishëm që e ka hedhur kaq i ri në jetë. Meriton Mjekiqi bëri shumë bujë në spektaklin “Dance with me” në krah të Rovena Stefës, por edhe për bëmat në Tiranë me vajzat, së bashku me mikun e tij, këngëtarin Trim Jetullahu.

Ndërkohë, që para pak vitesh në një prej xhirimeve të Vitit të Ri, në një nga televizionet kryesore në Kosovë, ai u fotografua pranë Luana Vjollcës. Top-modeli i njohur kosovar, Meriton Mjekiqi, ka fituar çmimin “Unë jam Top Model”, që ishte dhe oguri i mirë për t’i hyrë karrierës si prezantues në Kosovë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al