6 Shtator, 2017

20 thëniet më frymëzuese nga ikona botërore Marilyn Monroe


Më 5 gusht 1962, aktorja Marilyn Monroe gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Los Angeles. Ajo u gjet e zhveshur në krevat me një telefon në dorë. Nëpër dhomë u gjendën shishe të boshatisura ilaçesh, që ajo i përdorte për të kuruar depresionin. Pas investigimeve, policia e Los Angelesit konkludoi që vdekja e saj ishte shkaktuar nga një overdozë ilaçesh qetësuese dhe ndoshta ishte vetëvrasje. Megjithatë konspiracionet për vdekjen e saj janë të shumta.Në dekadat e fundit, ka pasur disa teori konspirative rreth vdekjes së saj, shumica e të cilave të çojnë në përfundimin që ajo është vrarë.Katër dekada pas vdekjes së saj, Marilyn Monroe, mbetet një ikonë e madhe kulturore. Detajet e panjohura të gjendjes së saj, në fund të jetës, e bëjnë akoma më mistike atë.Por ajo nuk ishte thjesht një ikonë elegancë, stili dhe joshëse. Marilyn Monroe ishte më shumë se sa provokuese në foto. Revista Harpers Bazaar ka përmbledhur nga intervista e biondes seksi disa nga thëniet e saj më të bukura.

1- Një karrierë është e mrekullueshme, por ajo nuk mund t’ju ngrohë në një natë të ftohtë.

2- Të jesh simbol i bukurisë shndërrohesh në një gjë. Unë urrej të jem një gjë.

3- Aktorja nuk është një makinë, por ata të trajtojnë si një makinë. Një makinë parash.

4- Para martesës, një vajzë bën dashuri me një burrë për t’u martuar me të. Pas martesës, ajo e mban burrin për të bërë dashuri me të.

5- Të jesh simbol bukurie është një barrë e rëndë mbi shpinë, sidomos kur je e lodhur, e lënduar dhe e hutuar.

6- Qentë nuk të kafshojnë. Vetëm njerëzit.

7- Ëndrra për të qenë një aktore është më e emocionuese se të jesh aktore.

8- Së pari, unë jam duke u përpjekur të provoj për veten time se unë jam një person. Pastaj ndoshta unë do ta bind veten se jam një aktore.

9- Holliwudi është një vend ku ata do të paguajnë ty një mijë dollarë për një puthje dhe pesëdhjetë cent për shpirtin tënd.

10- Burrat janë kryesisht të mirë si dashnorë kur janë duke tradhtuar gratë e tyre.

11- Nëse unë jam një yll, atëherë njerëzit më bënë yll.

12- Unë nuk e di kush shpiku takën e lartë, por të gjitha gratë i kanë atij shumë borxhe.

13- Nuk jetohet në botën e një burri përderisa je një grua.

14- Gratë që synojnë të barazohen me burrat tregojnë mungesë të theksuar ambicie.

15- Unë jam tërësisht femër dhe kjo më kënaq.

16- Jepi një vajze këpucët që do dhe ajo mund të pushtojë botën.

17- Jam duke u përpjekur të zbuloj vetveten, nganjëherë nuk është fort e lehtë.

18- Mosperfeksioni është bukuri, çmenduria është gjenialitet dhe më mirë është të bëhesh qesharak se sa i mërzitshëm.

19- Gjëja më e bukur për mua është të fle, sepse të paktën do të ëndërroj.

20- Askush nuk më tha se isha e bukur kur unë isha një vajzë e vogël. Të gjitha vajzave të vogla duhet t’iu thonë se ato janë të bukura, edhe në qoftë se nuk janë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al