16 Janar, 2018

18-vjeçarja nxjerr në shitje virgjërinë, do habiteni me shumën që pretendon


“The Sun” shkruan mbi historinë e një vajze 18-vjeçare që ka vendosur të nxjerr në shitje virgjërinë e saj. Vajza e cila ka preferuar të qëndrojë anonime sa i takon identitetit të saj është shprehur se paratë e fituara nga kjo gjë i duhen që t’i përdorë për të realizuar ëndrrën e saj, të financojë studimet për menaxhim biznesi në Britaninë e Madhe.

“Unë kam pasur dëshirë të bëja diçka për të pasur financat e mia që në moshën 16-vjeçare dhe kur pashë se në internet virgjëria kishte arritur të shitej deri në 3.5 milionë euro, prandaj vendosa ta bëja edhe unë kur mbusha 18 vjeç. Qëllimi ishte që të fitoj sa më shumë që të ndihmoj familjen dhe të arrij të kap një arsim të mirë. Gjithashtu dua të blej një shtëpi për familjen time.”

Kjo faqe interneti është e sigurt, të mundëson një partner ideal si dhe një mjek që vërteton virgjërinë. 18-vjeçarja gjithashtu tha se ky është një sekret dhe për asnjë gjë në botë familja e saj nuk duhet ta marrë vesh sepse mund të jetë një shkatërrim për ta.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al