13 Prill, 2018

+18/ Nga orgjitë e egra te seksi në varr, zbulohet dorëshkrimi i Perandorisë Osmane që pushtoi rrjetin


Një dorëshkrim 200-vjeçar nga Perandoria Osmane siguron një vështrim të thellë në jetën seksuale të një sheiku të pasur.

Nga orgjitë e egra e deri te seks në një varr, libri përmban 85 skena të ilustruara që tregojnë shfrytëzime të forta seksuale të “playboy”-it osman.

Ky i fundit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, gëzon marrëdhënie seksuale me burra dhe gra në të gjithë librin.

Ai gjithmonë mban të veshur të njëjtën çallmë dalluese prej pëlhure të errët blu dhe rroba të bardha, duke sugjeruar se ai ishte i pasur dhe në rrethin e brendshëm të sulltanit.

“Daily Mail” shkruan se dorëshkrimi do të dalë në ankand më vonë gjatë këtij muaji në Londër, dhe mund të shkojë deri në 350 mijë paund.

Libri, titulli i të cilit përkthehet lirshëm në “A Shejh kujton rininë e tij”, tregon një shumëllojshmëri të skenave seksuale në një qartësi befasuese.

 

Seksi në libër zhvillohet kudo, duke përfshirë një hamam, një furrë buke dhe afër një varri. Libri konsiderohet si një nga dorëshkrimet erotike më të lavdishme në botë.

Nga takimet e shumta të përshkruara në libër, një pjesë tregon dhjetë të rinj që mbanin mustaqe të paveshur duke bërë seks në një rreth. Duket se vepra spektakolare nuk ishte asgjë e pazakontë për myslimanët e rinj.

Libri tregon në detaje interesante përdorimin e lodrave seksuale të epokës osmane në grupet e grave, duke sugjeruar se disa autorë dhe artistë të librit ishin të hapur ndaj një aktiviteti të tillë.

“Ky është ilustrim i cilësisë së lartë erotike,” tha Chiara de Nicolais, specialist i Lindjes së Mesme në Sotheby, për “The Times”.

Përshtati: PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al