25 Janar, 2018

175 vjet burg për mjekun pedofil, abuzoi seksualisht me gjimnastet


175 vite burg është masa e sigurisë e dhënë për ish-mjekun e ekipit kombëtar amerikan të gjimnastikës, Larry Nassar, i cili pranoi fajësinë për abuzime seksuale me gjimnastet, disa të moshës 10 vjeç.

Nëntorin e vitit të kaluar, ishte vetë Nassar që pranoi fajësinë për 10 akuza për sulme seksuale të shkallës së parë. Aktualisht, ish-mjeku pedofil po vuan një dënim me 60 vjet burg për pornografi me fëmijët.

Ndërkohë gjatë seancës gjyqësore të një dite më parë, gjykatësja e Miciganit, Rosemarie Aquilina teksa e njoftoi për masën e marrë ndaj tij, i tha: “Sapo firmosa urdhrin për dënimin tënd me vdekje”.

Ky dënim erdhi pasi rreth 160 viktima dëshmuan për abuzimet e dhimbshme nga ish-doktori i skuadrës.

Sipas mediave ndërkombëtare, atlete amerikane, fituese të medaljeve të arta në Lojërat Olimpike si Simone Biles, Gabby Douglas dhe McKayla Maroney ishin ndër ato që dëshmuan se pak muaj më parë ishin përdhunuar nga Nassar gjatë trajtimit mjekësor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al