16 Prill, 2018

150 milionë dollarë shpenzime të çuditshme, tashmë aktori i famshëm me borxhe


Aktori Nicolas Cage ka shpenzuar plot 150 milionë dollarë në shpenzime të çuditshme. Sipas mediave të huaja, 54-vjeçari e ka ushqyer këtë reputacion duke grumbulluar një koleksion me blerje të çuditshme që kanë zbrazur llogarinë e tij bankare.

Thuhet se pjesa më e madhe e pasurisë së fituesit të Oskarit ka shkuar për të blerë shtëpi të shtrenjta nëpër të gjithë botën.

Gjithashtu bëhet e ditur se ka patur një periudhë që Cage zotëronte 15 shtëpi që përfshinin një shtëpi prej 25 milionë dollarësh ujore në Newport Beach të Kalifornisë, një pasuri 15.7 milionë dollarë në Newport.

Por në fakt gjërat e çuditshme që aktori i “Hollywood”-it ka bërë, fillojnë nga kokat e dinozaurëve te kokat në vazo, e duke përfunduar te koleksionet e shtrenjta revistash, apo varrin e parapaguar.

Ndërkohë bëhet e ditur se së fundmi ai ka pasur probleme ekonomike që kanë ardhur si pasojë e investimeve të gabuara, si edhe ka humbur një pjesë të mirë të pasurive të të tij të paluajtshme.

Por ky nuk është telashi i vetëm për Cage, ai rezulton se ka ende 6.5 milionë dollarë taksa pa paguar.

Koka e një dinosauri, 276 mije dollarë

Varri i parapaguar

Reviste klasike – 150 mijë dollarë

Koka në vazo, një nga koleksionet e Cage

Një oktapod – 150 mijë dollarë

Banesa në New Orleans

Apartamenti në Las Vegas, me vlerë 8.5 mln dollarë

Kështjellë në Gjermani 2.3 milionë dollarë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al