25 Shtator, 2018

“15-vjeçarët masturbohen me fotot e tua”, motra e Encës habit me përgjigjen: Nëse ndodh…


Me fotot e videot që publikon në rrjetet sociale, motra e këngëtares Enca, Uindi ka tërhequr shpeshherë vëmendjen e ndjekësve të saj, si dhe është bërë një nga vajzat më të komentuara në showbiz.

Uindi nuk ngurron që të tregojë asetet e saj, e një gjë të tillë e ka bërë edhe në postimin e fundit. Ajo ka publikuar një foto nga pishina, ku ekspozon të pasmet bombastike. Gjithashtu Uindi paralajmëron se foto të tilla do të postojë më shumë gjatë vjeshtës dhe dimrit.

“Vdes të postoj foto të tilla gjatë vjeshtës dhe dimrit unë. Do të jetë një vit interesant”, shkruan ajo bashkëngjitur me fotografinë.

Fotoja e cila ka marrë shumë pëlqime dhe qindra komente, duket se nuk është pritur mirë nga disa fansa të saj.

“A s’të vjen turp nga vetja aman? Të masturbohen 15-vjeçaret me ty, ky është qëllimi i jetës tënde?”, i shkruan një ndjekësve Uindit, përgjigja e së cilës i ka bërë fansat të qeshin.

“Unë nuk i hedh fotot me qëllimin që të masturbohen njerëzit, por nëse ndodh je e mirëpritur”, i përgjigjet Uindi.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al