3 Tetor, 2017

15 vite burg për të gjithë ata që shohin online videot e ISIS


Njerëzit, të cilët shikojnë shpesh përmbajtje terroriste në kompjuterët e tyre mund të marrin dënim me burg prej 15 vjetësh. Kështu kanë bërë me dije autoritetet britanike për të gjithë shtetasit atje.

Në Britani së shpejti do të vijë te ndryshimi i ligjit kur bëhet fjalë për aktivitetet online të banorëve.

Për shkak të rritjes së terrorizmit, secili që do të shikojë përmbajtje me aktivitete të ISIS, do të përballet me dënim të lartë me burg.

Në 12 muajt e fundit janë publikuar 67 mijë komente në Twitter nga Britania e Madhe, të cilat promovojnë ISIS-in.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al