29 Dhjetor, 2017

”10 zbulimet më të mëdha të medias për vitin 2017” -ironia e gazetarit të njohur


Meqenëse jemi në prag të fundvitit dhe çdo fundvit konkludon me bilance dhe statistika, më poshtë në mënyrë ironike gazetari Lutfi Dervishi në një postim në Facebook ka renditur 10 ‘’zbulimet’’ më të mëdha të mediave  shqiptare.

 

Statusi i plotë

10 zbulimet më të mëdha të medias për vitin 2017!

1.Zbulohet data e themelimit të PD-së!

2.Zbulohet plani sekret se kur do të nisë seanca e Kuvendit!

3.Zbulohet… shkaku i tërmetit. Goditja erdhi nga nëntoka!

4.Zbulohet shkaku vdekjes 105-vjeçarit. Mjekët shkaqe natyrore!

5.Zbulohet sekreti i trafikantëve. Kishin hapur ndërtuar aeroport pranë Rinasit!

6.Zbulohet sekreti: këngëtarit të njohur i nis emri me …germën e parë të alfabetit

7.Zbulohet dokumenti: Shqipëria u çlirua më 28 dhe 29 nëntor!

8.Zbulohet femra në krah të ministrit. Nuk do ta besoni. Ishte …gruaja!

9.Zbulohet emrat e oligarkëve (në artikull të gjithë emrat e oligarkëve…rusë)

10.Zbulohet emri moderatores se njohur…!

10/1.Këngëtarja e njohur bëhet nënë! Zbulohet arsyeja në maternitet!

10/2.Zbulim në Tiranë! Prapa gradaçeleve zbulohet mali Dajtit!

10/3.Zbulohet dallimi mes vezës së bardhë dhe vezës së kuqe!

10/4.Zbulohet shkaku i përmbytjeve. Reshjet e shiut, përgjegjëse.

10/5. Zbulohet data kur vjen Viti i Ri. Këtë vit më 31 dhjetor ora 24:00.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al