18 Shtator, 2017

10 thënie motivuese për jetën nga Robert De Niro


Robert De Niro konsiderohet si një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, dhe ai ka arritur sukses në pothuajse në çdo zhanër filmi. Ai ka pasur një ndikim domethënës për artin, qoftë në filma, qoftë në fjalimet e tij mbresëlënëse, duke dhënë këshilla të panumërta edhe si një mentor i mirë për studentët.

 

 

Robert ndoqi pasionet e tij që fëmijë. Të dy prindërit i kishte të përfshirë në art , ndaj edhe ai zgjodhi të ndiqte këtë rrugë. Ai ka një etikë të pabesueshme pune dhe disiplinë. De Niro jep gjithçka në çdo gjë që bën. Si një nga aktorët më të dekoruar, ja disa nga thëniet më inspiruese të Robert De Niro-s, për pasionin, refuzimin dhe besimin.

 

1 – Ndiq instinktet e tua: Mos ki frikë të bësh atë që të thonë instinktet

 

2 – Përqafo refuzimin, kjo është pjesë e procesit: Një derë e re do të hapet për ty – një derë në refuzimin e përjetshëm. Është e pashmangshme.

 

3 – Nuk mund ta luftosh pasionin: Zbulove një talent, zhvillove një ambicie dhe njohe pasionin tënd. Kur e ndjen atë, nuk mund ta luftosh – thjesht duhet ta pranosh

 

4 – Mos ki frikë nga dështimi: Mos ki frikë të dështosh. Ju bëj thirrje të provoni sa më shumë, të jeni mendjehapur, të mirëprisni eksperienca dhe ide të reja. Nëse nuk e provon, nuk do e dish kurrë.

 

5 – Zgjedhjet vendosin fatin tënd: Talenti qëndron në zgjedhjet që bëni.

 

6 – Punoni shumë: Do të keni kohë për të pushuar kur të vdisni.

 

7 – Thjesht bëje: Nuk futem në ato diskutime të gjata ta bëj apo mos ta bëj një gjë. Në fund të ditës, do pendohesh për atë që nuk bëre.

 

8 – Jeto të tashmen: Jeto momentin. Pikë. Ji aty. Sepse nëse mendoni gjatë kohës se duhet të bëni ndonjë gjë të jashtëzakonshme, nuk do të funksionojë kurrë. Nëse ndodh, ndodh. Nëse jo, jo. Mos u shqetësoni. Thjesht kini besim, ndershmëri, jini të vërtetë. Kaq kërkoni.

 

9 – Ndryshime të vogla të qëndrueshme: Jeta rrallë ndryshon tërësisht, por vazhdimisht ndryshon në detaje.

 

10 – Për kreativitetin: Ndonjëherë nëse ke kufizime financiare, ky është përfitim. Të detyron të gjesh ndonjë ide krijuese./Tirana Observer/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al