11 Shtator, 2018

10 milionë shikime kënga e re, këngëtarja shqiptare falenderon fansat me këtë foto


Nuk ka shumë ditë që Dua Lipa publikoi këngën e saj më të re me titull “Electricity” në bashkëpunim me Silk Cito, Diplo dhe Mark Ronson.

Në videoklip Dua u shfaq shumë seksi dhe me një pamje komplet ndryshe me flokë biond, duke marrë kështu vëmendjen e të gjithëve.

 

Ndërkohë 4 ditë pas publikimit, “Electricity” ka arritur 10 milionë shikime në kanalin e “Youtube” e kjo sigurisht e ka gëzuar pa masë këngëtaren shqiptare.

Kjo e fundit ka postuar një kolazh fotosh në profilin e saj në “Instagram” në njërën prej të cilave gjoksi i saj duket fushë përtej bluzës së bardhë.

“10 milionë shikime për Electricity. Dashuri e çmendur për ju njerëz. Faleminderit”, shkruan Dua.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al