1 Shtator, 2018

1-vjetori i martesës së Xhensilës dhe Besit, këngëtarja poston fotot e papublikuara më parë


Më 1 shtator të vitit të kaluar, këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Në dasmën e tyre ishin të ftuar disa nga emrat më të njohur të ekranit shqiptar.

E teksa sot është përvjetori i martesës, Xhensila e kujton duke postuar disa foto të papublikuara më parë nga dita e tyre e rëndësishme.

Këngëtarja postoi në profilin e saj në “Instagram” disa albume me foto, të cilat janë realizuar para 1 shtatorit për klipin e martesës.


Ndërkohë përvjetori i parë i martesës së tyre i gjen prindër të një vajze, të cilën çifti e pagëzoi me emrin Ajka.


Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al