“Panorama” publikon procesverbalin, vrasësi me pagesë Qefalia u arrestua për armë pa leje

Feb 19, 2015 | 13:05
SHPËRNDAJE

Në procesverbalin e arrestimit në flagrancë të njerit prej te arrestuarve si vrases me pagese, Alfred Qefalisë, që është mbajtur më datë 11 shkurt, në orën 23:45, nga oficeri i Policisë Gjyqësore, thuhet se 32-vjeçari është arrestuar vetëm për një armë që i është gjetur pa leje.

Procesverbali i arrestimit të Alfred Qefalisë

Gazeta “Panorama” ka siguruar një kopje të procesverbalit, që është marrë nga familja e tij, ku në vendin e firmës së Qefalisë shënohet që ai ka refuzuar ta firmosë.

Sipas familjarëve, refuzimi i firmës ka ardhur për shkak se ai nuk ka qenë në gjendje të mirë, pasi kishte pirë disa ilaçe.

Ndërsa aty shënohen edhe arsyet e arrestit në flagrancë dhe vendi ku është kapur, në lokalin e një mikut të tij në Babrru.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura