Universiteti Luarasi
Panorama Sport
Home » Kuriozitete, Panorama Plus » Qetsor Ferunaj: Të ardhurat e ulëta më shtyjnë të kërkoj mënyra për të mbijetuar

Qetsor Ferunaj: Të ardhurat e ulëta më shtyjnë të kërkoj mënyra për të mbijetuar

Qetësor Ferunaj

“Po mendoj të iki  fare nga Shqipëria”

Pas dy aventurave televizive në “reality show”, atë të “Big Brother” në Tiranë dhe “Vip Shpija” në Prishtinë, tashmë Qetsor Ferunaj nga Vlora është aq i njohur sa të përbëjë lajm çdo ndodhi në jetën e tij, aq më shumë një çështje me policinë. Edhe pse publiku e votoi për protagonizmin e tij, në këtë rast nuk e ka pasur aq të lehtë qëndrimin në Komisariatin e Vlorës për disa orë. Po si shkon jeta e Qetsorit, pas daljes së tij si fitues nga “BB 2”? Marrëdhënia që ka me paranë, ambiciet për politikën dhe jeta me bashkëshorten dhe dy fëmijët?
Gjykata e Vlorës vendosi për ju masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” me akuzën e “vjedhjes” së disa tubave prej hekuri në pronësi të Ndërmarrjes së Ujësjellësit të këtij qyteti. Keni koment për këtë?
Nuk kam bërë ende asnjë deklaratë në media, dhe do ta jap një deklaratë të tillë vetëm pasi çështja të marrë gjykimin në Prokurori. Arsyeja pse unë nuk mund të flas, është sepse për çështje nën hetim s’ mund të jap asnjë detaj.
Si e përjetuat ju dhe familja?
Për hir të së vërtetës, të gjithë pjesëtarët e familjes sime, mes të cilëve djali e vajza e vogël, janë tronditur jashtë mase nga kjo histori. Megjithatë, do na kalojë.
Pak kohë më parë, Policia e Vlorës ju arrestoi për shkak të protestave të zhvilluara nga banorët e Dukatit për pronat. Kjo është hera e dytë që provoni një eksperiencë të ngjashme…
E vërtetë që kjo është hera e dytë dhe shpresoj të jetë e fundit. Nëse do kërkonit një pse, unë mund të shpjegoj se kohët e vështira që po kalojmë, kriza ekonomike dhe të ardhurat e ulëta që kemi, na bëjnë një vend problematik dhe na shtyjnë që secili prej nesh të kërkojë mënyra të ndryshme për të mbijetuar.
Pas rasteve të përsëritura, dikush mund t’ju etiketonte si “tip problematik”. Mund të jetë dhe kështu?
A jam unë një tip problematik?! Nuk besoj. Unë nuk e di si më shohin të tjerët, por unë veten e shoh si një njeri punëtor dhe këmbëngulës për të arritur synimet e mia. Por jo problematik.
Ndërkohë, edhe pse more famë nga “BB2”, ti vazhdon të jetosh në Vlorë. Me çfarë syri mendon se të shohin vlonjatët pas këtyre ngjarjeve?
Mendoj se ekziston ende një dashamirësi ndaj personit tim, edhe pas këtyre ndodhive, e shpresoj që do të vazhdojë kështu.
Tashmë që je lënë i lirë nga Policia, ke rifilluar jetën normalisht? Me çfarë po merresh?
Jam duke ndjekur studimet për Shkenca Politike, ndërkohë që për sa i përket punës, po mundohem të merrem me çështjen e riciklimeve të mbetjeve të gomës dhe plastikës, që për hir të së vërtetës janë burimi i ndotjeve gjithandej. Është një sipërmarrje personale imja, që e kam filluar si punë me të cilën dua të angazhohem vetë, por ndërkohë edhe si një mision qytetar, pasi shoh një mungesë të theksuar qytetarie mbi çështjen e mbetjeve urbane në vend.
Çështja e tubave u komentua dhe si një mënyrë për të zgjedhur një alternativë tjetër mbijetese…
Në një farë mënyre, ka të bëjë me misionin tim për mbetjet urbane. Për sa i përket kësaj që më thoni, nuk mund të flas asgjë, përderisa çështja është nën hetim.
Atëherë në çfarë gjendje ekonomike po jeton familja juaj në këto momente?
Duke pasur parasysh të ardhurat shumë të ulëta të turizmit këtë vit, unë mendoj gjithmonë rrugë të reja për të siguruar të ardhurat për familjen time. E thashë dhe më sipër që jam duke operuar në sektorë të tjerë, siç janë mbetjet urbane, pak a shumë, punë prej së cilës shpresoj të siguroj dhe të ardhura.
Kujtojmë se pas daljes fitues nga “BB2”, pati tentativa nga ana jote për t’i hyrë politikës. Mendon se këto ngjarje të kanë dëmtuar reputacionin për ta vazhduar ende këtë ëndërr?
Patjetër që është i pashmangshëm fakti që ndodhi të tilla, aq më tepër edhe të mediatizuara, mund të më kenë dëmtuar reputacionin tim në publik. Por për përfshirjen time në politikë unë vazhdoj të kem ambiciet e mia, që një ditë të jem pjesë e politikës në Shqipëri.
Cilat janë bindjet tuaja politike dhe gjatë kësaj periudhe a keni kërkuar të punësoheni në ndonjë institucion shtetëror?
Të them të drejtën, nuk jam ende i qartë për bindjet e mia politike, pasi në këndvështrimin tim shoh zhgënjime në sektorin politik. Po ashtu nuk kam kërkuar të punoj në ndonjë institucion shtetëror, nuk është në qëllimet e mia.
Edhe pse nuk keni pasur lidhje me artin, tentuat për të provuar televizionin. Mbeti dhe ky një mision i pamundur?
Po. E vërteta është që kisha disa plane e projekte për të realizuar një emision televiziv, por nuk e realizova dot. Ndoshta s’kam talent për televizion dhe jam me këmbë në tokë për ta pranuar këtë fakt.
Jeni një 35-vjeçar, që pas famës së zhurmshme zbrite në realitet, duke përjetuar edhe probleme të tilla. Çfarë duhet të bëjë një moshatar yti që jeton në Shqipëri?
Një 35-vjeçar në Shqipëri duhet të nxitojë të arrijë gjërat që do para se të bëhet 40 vjeç, që për mua është mosha ku këtu të mbyllen portat.
Pas gjithë këtyre peripecive, ju ka shkuar ndonjëherë në mendje ta lini Vlorën dhe të vendoseni të jetoni në Tiranë?
Jo, pas këtyre që kam përjetuar, nuk mendoj thjesht të lë Vlorën, po pse jo të largohem fare nga Shqipëria.

KLOTILDA HARKA

Me shume nga kjo kategori:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

28 Komente per “Qetsor Ferunaj: Të ardhurat e ulëta më shtyjnë të kërkoj mënyra për të mbijetuar”

  1. Pershendetje Redaksi e nderuar po lexoja lajmin per Qetsorin
    mos valle ky njeri eshte i semure mental si si vjen turp dhe vjedh dhe po na hiqet si i ndershem
    Te ardhurat e uleta e detyrokan qe te vjedhe
    sa e sa njerez jan te varfer por sjan hajduta turp ti vije me vjen shum turp nga qe e kam votuar kur ishte ne BB-2

  2. Shkelqim Ibro.

    Te gjeshe menyra te tjera per te mbijetuar eshte normale,mjaft qe ato te jene te ndereshme dhe brenda ligjit.Nje deklarate e tille e pamenduar nuk ju nderon.Kam qene nje “fans “i juaj tek “Grande Fratelo”.Me vjen jashtezakonisht keq dhe ndjehem maksimalisht i zhgenjyer.

  3. qetsor o bir,ka shume fukarenj ne shqiperi qe jane dhjetra here me keq se ju ekonomikisht por vjedhjen e kane per turp. ti hiqesh sikur ke ber nder.tani qe je person publik,faqja tende duhej te skuqej dhe thjesht te kerkoje falje publikut,jo hiqesh si gjeli maje plepit.me kete qe bere merr nje kryq te madh nga une e te tjere.rri hesht e mos te degjojme me brockullat e tua…

  4. Cen Durimmadhi

    qetsimi thot “Jam duke ndjekur studimet për Shkenca Politike”
    Bravo te lumte! Hajdut edhe me shkolle je tamam per ne PS!

  5. Ore nuk rrine breshka pa e nxjerre koken nga zhgualli, ore jo. Po eshte e thene qe te te dale jo nami por ajo se kushe je. Pak maskara na u tregua ne BB ky birbo dhe mori 100milionet qe i takonin tjeter kiujte por tani do prape te vjedhe se kujton se eshte ne BB dhe te shperblejne kur ju a fut te tjerev.

  6. Domethene te gjithe qytetaret e Shqiperise qe kane nje rroge normale duhet te fillojne te vjedhin ?Te trokiti fati tek dera por nuk ishe gati te perfitoje dhe nuk ja hape deren.Ule koken dhe puno si te gjithe njerezit e ndershem sepse ti je nje person normal ,dole dy here ne televizion dhe tu duke se ishe vip….Mendo qe ke familje .Me respekt edhe pse nuk njihemi

  7. Semi nga Shkodra

    pisllek neloje pisllek ne jete sa turp lojen e beri per merkon por me vjedh se justifikon merkon dhe vajzen turp per imazhin qe krijoj ne publika thu edhe loje qe beri me adin me biqikleta ,,,,,, eghra tjera ishte nje sinjal ikarakterit te tij

  8. ik ore hajdut po na ben edhe viktimen…. s’paske turp fare fare ti ore

  9. ore jeni te sigurte qe eshte hajdut ky apo mendoni se e thote policia dhe eshte e vertete ?
    tuba te kohes se komunismit gjenden rrugeve sa te duash dhe i marrin te gjithe ata qe u duhen. hajdut per dy tuba !!! qetesori ??
    po ilir meta ?

    • Po ku jane keto tubo rrugeve te Vlores sepse nuk po i shikoj ?Keto intervista nuk i duhen Qetesorit mendoj une sepse me shume i prishin pune .

  10. po mire fitove ne b,b, 70 milion me zotesi apo me dobicllek kete nuk e dime.edhe ankohesh dhe thua qe bej gjithcka per mbijetese .turp turp te keshe .ja imagjinoje njehere mijera dhe mijera fukarenj qe njehere me buke dhe njehere pa buke i ze mbrembja me gjite familjet e tyre .por nuk shkojne per te vjedhur si ti [per te mbijetuar ]sic thua ti .po meqe do na behesh edhe[politikan] nuk ka nevoje te beshe as shkolle e ke vendin ne partine demokratike sepse ne ate parti mjafton te jeshe dredharak dhe hajdut dhe je i pranuar sa per shkolle politike nuk ka nevoje sepse eshte doktorri,,,,, qe vendos per gjthcka

  11. Shko te edi rama sepse ai ka nevoj per njerz si ty qetsore ,Ngjela beri apelin per nxemje te klimes per ta rrezuar q

  12. Njeriun e ndershem se ben fukaralliku hajdut dhe pa karaktere si puna ketij .

  13. hajn edhe me shkoll edhe hajn i keq tuj mundue me ja hedh fsjin edhe policis edhe shtetit hajhni keqqqqq

  14. tipik lab e shet pordhen per livando o parfum

  15. Ki Qetsori mua pome duket se asht nji Hajdut,me shkoll..Turp per Qetsorin,dhe saj perket se cilles parti i perket ki Antari i partis PD,juv lutna komentusve pytni dhe zbulone.

  16. Qetsori thote qe nuk eshte i qarte per pozicionimin politik!! Tani je pozicionuar Qetesor, do te te therrasin vete ne PS…

  17. Pse pikërisht në PS? U mbaruan hajnat në kampin tjetër?

  18. me vjen cudi me komentet.Te gjithe perlajne prona dhe te grijne zyrtaret me rryshfete.Policia kap per hajdut Qetsorin.Kushedi ke ka shkelur ne kallo.

    • Je I vetmi qe e ke kuptuar, Policia nuk eshte prezente per ceshtje krimesh le me per nje vjedhje tubosh, kjo eshte nje akt shume i organizuar nga dikush……

  19. Per kohen e sotme zoteria ne fjale i ploteson gati te gjitha kushtet per tu bere pjese aktive e politikes shqiptare.Nese do te prese edhe pak kam frike se nuk do te kete me vend .

  20. po berisha pak ka vjedhur ,apo atij i lejohet? ndersa qetesori i shkrete po akuzohet kot

  21. Shoh qe keni bere me shume komente ndaj vjedhjes se 2 tubave nga Qetsori se sa ne rastet e vjedhjeve te faktuara te qeverise.
    Pune e ndershme, pune e ndershme, he pra gjejeni ju kete punen e ndershme e te punojne 1 milion shqiptare te papune.
    Une jam kategorikisht kundra vjedhjes, por kur thika shkon ne palce njeriut i erren syte, llogjika nuk punon me.

  22. pupupu ja i doli dhe fytyra ketija..HAJDUTTTT….si si vien turp qe del e thote kete intervist ore….dhe do te meresh dhe me politik ti ore?ik ore ik se na felliqe ti me githe top channellin qe te dha fitoren tyja…..ohh cfare fshatare hajdut…

  23. Megjithate per te gjithe qe nuk e dini, se gazetat japin vetem lajmin qe u shet kopiet, por po te shikoni vendimin e gjykates Qetesori doli i pa fajshem, ai ishte nje teç (nje paralajmerim) thjesht per ta frikesuar per mos tu marre me me ceshtjen e tokave, se ka prekur ne kallon e dikujt. Policia
    Shqiptare nuk gjendet as per krime te renda, do gjendet per 2 tubo.

  24. ky ishte debuteti i nard ndokes me kujtohet intervista e nard ndokes kur tha se qetesori mind te behet debutet se edhe dih te gatuje por ky ditka edhe te vjedhe turp per keta njeres si qetesori apo nard ndoka ky qetesori eshte lab dhe leberit nuk ta jepnin vajzen po nuk ishe hajdut keshtu e kane tradite keta prandaj edhe edvin kristaq rama prandaj eshte hajdut se nga krahina e vlores eshte

Beni nje Koment


Sondazh

Presidenti i ri duhet të jetë një person që merret me politikë, apo jashtë saj?

Shikoni rezultatet

Loading ... Loading ...




Gazeta Panorama ne PDF nepermjet Shtypi.al

Erjoni Ndertim

ARKIVA

Maj 2012
Hën Mar Mër Enj Pre Sht Die
« Pri    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

© 2012 Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept