Universiteti Luarasi
Panorama Sport
Home » Kuriozitete, Panorama Plus » Jozefina shpalos sharmin edhe në një vend islamik

Jozefina shpalos sharmin edhe në një vend islamik

Prej ditësh, mediat kanë bërë me dije vizitën zyrtare në Indonezi të kryetares së Parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli, e cila është dhe vizita e parë e një zyrtari të lartë të vendit tonë në këtë shtet. Përtej axhendës së saj, ku një nga pikat kryesore ishte dhe njohja e Kosvës, neve na ka bërë përshtypje tjetër gjë. Edhe pse një vend islamik dhe disi fanatik, duket se kryetarja jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga sharmi i saj, por përkundrazi, ka bërë për herë të parë një modifikim në look-un e saj, duke u shfaqur me flokë gjysmë të mbledhur, për të mos folur për veshjen, e cila nuk ka as edhe një element oriental.

Me shume nga kjo kategori:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

18 Komente per “Jozefina shpalos sharmin edhe në një vend islamik”

  1. Per sharmin e jozit,s’kam pike dyshimi,sidomos efektin e saj tek arabet!? Ky sharm e beri me shkolle te larte dhe “dizenjatore”,duke ngjitur shkallet e komitetit te partise ne Shkoder.

    • po ky sharm kujt i hyne ne pune ?

    • Jozi ka sharm jo vetem ne pamje ,por edhe ne mendje

      Eshte femra politkane me inteligjente e Shqiperise,eshte shume sharp nga mendja
      dhe me patriotja

      –Nuk eshte si ato femrat qe nuk lidhin dot dy llafe

      –Une jam me PS-ne,por kjo nuk me ndalon te them te verteten se Jozi eshte femer inteligjente ,
      dhe ka vetem nje te mete qe eshte shume partiake,

      Ndersa ti qe jep ato insinuata duhet te jesh me te vertete njeri i ulet dhe teper primitiv

  2. o rob qeni.Cfare shkallesh te Komitetit Partise ka ngjitur Jozi.Tre fakultetet ei ka marre ne kohen e demokracise duke qene dhe nene.Ka punuar me turne ne Tisazy dhe puntore laboratori ne Insitutin e Misrit.Nje njeri nuk flet keq per te aq ma pak te trasmetoje shpifjen sigurimsave.Ndryshe me alergjine qe ka Shkodra per sigurimsat nuk do mirrte asnje vote.Perkundrazi ka marre me mijra lexo me mijra vote me shume se kundershtaret.Per model sigurimsi keni Gramozin me gjithe soj sorollopin e tij.

  3. Cen Durimmadhi

    o rob i marre c’lidhje ka Jozi me komitetin e Partise!!!

  4. Gazetari Daresise

    Urimet me te sinqerta nga gjithe Shqipetaret qe kerkojne zhvillimin e Shqiperise tone. Shpresojme qe te mos jete e larget ajo dite qe kete Mbretereshe Shqipetare ta shikojme ne faltoret e Presidentes Shqipetare.

  5. Si po i thote ky arabi vartesve te tij, qe : ” kete nusen mendoj qe ta morim partizone.”

  6. Po kane nge shqiptaret sot te meren me ruazat e Jozit . Ajo ja ka hipur mor njeres , dhe tani per fresk ka dale andej nga Indonezia , se ce duam ne kete shtet nje Perendi e di , po me sa me kane thene disa miqte e mi kishte mare me vete edhe vajzen me dhendrin per te shijuar kete vizite . Hajde bote hajde , fshati digjet …

  7. jozefina Topalli eshte nje grua e stervitur,,,,
    Ka kaluar plot sfida kjo grua …………….
    Ajo gjithmone i ka shebyer atdheut me devotshmeri si : komuniste para 90 dhe si demokrate tani pas 90………..
    Lum ne qe e kemi thuaj……

  8. shkodrani ne mergim

    o vullnet
    kam frike se i ngaterron gjerat mor djale.
    per votat na i dime shume mire se merren ne shkoder,hajt ne fillim te viteve te demokracise,por tani ajo perqindje ka rene si dhe vidhen haptas,keshtu mos bej loj fjalesh.
    tjeter,na ne shkoder e dime shume mire qe kur ke qene nje familje e persekutuar,nuk ke punuar tek instituti i kerkimeve shkencore apo nje dicka e tille pa qene njeri i tyre apo jo?cdo miratim pune ka kalue nga sekretari i partise apo jo vullnet,besoj se nuk ke harruar.juridikun e mori kur ishte kancelare dhe rektor ishte gjovalin kolombi dhe shperblimi ishte me vone per te ne shkoder apo per profesoreshat si arencen trashani qe e beri ministre e deputet,apo per ledinen mandine qe e beri avokate shteti,etj etj etj kurse shkollen per matematike e ka kryer ne kohen kur ka qene e persekutuar,ne kohen e dulles apo ke harruar ?
    A ke harru kur hyri ne PD,nese nuk e mabn mend ajo u fut ne 1996 dhe nepermjet kunatit te saj keshilltar i asaj kohe i sales ,mori tatepjeten etj etj etj Kur kane filluar levizjet demokratike,apo demonstratat ajo ka qene e mshehur dhe jo si thot sot “me kujtohet se e dhe femija 6 muajsh bente me dy gishta”,pra ajo me keto shprehje mund te mashtroje njerezit nga rrethet e tjera por jo shkodranet,kete e din edhe ti besoj sepse na ne shkoder e njohim mire njeri tjetrin.Ajo eshte nej antimuslimane e terbuar dhe e deklaruar,sa per dijeni,ka klanin e saj ne shkoder;percarja e PD ne shkoder ka filluar qe ne 1996 nese te kujtohjet(me bahrin,kryetar bashkie)por pastaj filluan perseri presionet e tyre etj etj .Ajo femer eshte ma zi se nexhmija hoxha(eshte nej pantere e zeze) ,nje inatcore e madhe,hakmarrese deri ne fund,etj etj Po te bej nej pyetje ty:pse nuk i hapin dosjet e sigurimit?pse eshte ne qeveri me ish sekretarin e partise,apo me spiunj te tjere?pse ka mbledhur rreth vehtes njerez qe kan qene kryetar partish socialiste(si z.Banushi)i shkodres apo meri fanko (nje socialiste dhe ish drejtoreshe e arsimit shkoder )etj etj sa vehte ka grumbulluar rreth vehtes kjo qe jane njerez em hije?etj etj
    Se mos mendosh se jam socialist apo komunist se po kritikoj apo po them disa te verteta per Jozin.Jo nuk jam ,por jam demokrat,pjesemarres qe ne hapat e para qe ajo i permendi ne nje fjalim ne shkoder tesh vone,ku ajo aq qe eshte dukur dhe as njeohur ne ate kohe.”Luftuam “per nje demokraci te paster dhe jo per klane si te Astrit Bushatit me kompani apo te zef gjonit me shoke.Ta thashe se nuk jam socialist sepse kam vene re ,se ne shkoder po kritikove ndonje person qe eshte me PS,ai pastaj te quan se qenke demokrat,si dhe po kritikove nje demokrat ,ai pastaj te thot se qenke komunist bile te fut dhe familjen komuniste etj

  9. indonezia ishte nga vened e pakta qe i kishte mbetur pa vizituar
    turizem me taksat e shqiptareve

  10. ishalla se kap dhe keta arabin prej zhelesh kjo …….

    • Gazetari Daresise

      shume njerez fjalen zhele nuk e kuptojne ashtu si eshte… Zhele ne te vertete i thone rreckave qe kishte veshur . Balla… dmth rrobave.

  11. SHQIPERIA DUHET TE PASTROHET SA ME PARE NGA GJERAT E QELBURA, NDRYSHE KUNDERMIMI DO TE MBETET GJATE E DO TE DUHET SHUME PUNE PER PASTRIM

  12. Shpalos “sharmin” mes arabeve, apo myslimaneve, qe u eshte bere syri baker ngaqe gjithe kohes ne ambinete sociale kane te bejen me femra te mbuluara.

    Nje femer inteligjente dhe pak me modeste do te kishte me shume respekt per kulturen e atij vendi dhe nuk do i bente karshillek me lirine e saj femrave te pervuajtura (te mbyllura) myslimane. Nuk e di por ne rast se eshte ne nje vizite miqesore dhe jo ngurteisht zyrtare (firmosje traktatesh), ndofta edhe mund te kishte vene lehtas nje shami mbi koke te dhuruar nga artizanet indoneziane per te treguar respekt ndaj kultures se atij vendi.

  13. N.Ashta shkoder

    Jozefina eshte simboli i inteligjences femrore , eshte vlera e politikes shqipetare, eshte bija e familjes me te njohur e me patriote te shqiperise , eshte nusja e familjes me fisnike e me te respektuar te shkodres e mbare shqiperise, keto elemente sebashku me formimin e saj e bejne modelin me te cmuar qe i duhen shqiperise,

  14. Uh Ashta, mos na gudulis me familjen e nderuar se nen shembullin e tyre eshte. Fryhet nga boshlleku dhe zvarrisja, ne fillim coc na u duk, por tani i ka rene maska. Le kur mer poza force! C’fare shperfytyrimi! Katandiset t’i gjeje pune dhenderit! Kete nivel kane. E kane nga aftesia e madhe! Te aftet nuk pyesin per asgje i bejne vete punet dhe ua hedhin gjithe gardes se tyre, e kane jeten kenaqesi dhe zhvillim. Ketyre ju ka ngel ora dhe ate fund do te kene, te njerezve pa dinjitet dhe zvarranike.

  15. Si gjithhere duhet pa tjeter me vu bisht, po pati bisht duhet me ja pre, kur nuk e arrin thuhet se nuk asht pjek, i qajn hallin kalorsit se i pska kamet var. I shkreti popull qe nuk po gjen karar. Pisat , pisa do te mbeten tan jeten, ne vend qe te ulin kurrizin te ushqehen me djerse, merren me pislleqe. Hiqni dore nga thash e themet se kurr nuk do te bani hair or zhgarravinat e kombit. Nuk keni faj, perversiteti ju udheheq percdo sekont, paci hijen qe keni, mjere ky komb qe brenda vetes ka dhe kesi felliqsirash.

Beni nje Koment


Sondazh

Presidenti i ri duhet të jetë një person që merret me politikë, apo jashtë saj?

Shikoni rezultatet

Loading ... Loading ...




Gazeta Panorama ne PDF nepermjet Shtypi.al

Erjoni Ndertim

ARKIVA

Maj 2012
Hën Mar Mër Enj Pre Sht Die
« Pri    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

© 2012 Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept