Homoseksualët shqiptarë, dokumentar me çifte gay dhe lesbike për Shën Valentin
Kuriozitete, Panorama Plus e Shtunë, Janar 28th, 2012
“Të fshehur mes jush”, titullohet filmi dokumentar prej 12 minutash, ku një çift gay dhe një çift tjetër lesbikesh rrëfejnë dashurinë e tyre që nuk njeh gjini dhe që paragjykohet ende në Shqipëri. Dokumentar me protagonistë dy çifte nga Tirana, do të jetë dhuratë për të gjithë homoseksualët për këtë Shën Valentin. Filmi është realizuar me mbështetjen e Soros, në kuadër të një projekti mediatik që mbështet të rinjtë dhe që pritet të shfaqet në një nga televizionet e njohura së shpejti. Kristi Pinderi, aktivist për të drejtat e njeriut, është bashkautor i realizimit të këtij dokumentari dhe i vetmi që shfaqet me portret në rolin e intervistuesit të dy çifteve të dashuruar, përkatësisht dy djemve dhe dy vajzave, të cilët rrëfejnë eksperiencën e tyre në Tiranë. Kristi tregon se “intervistat janë realizuar në mes të Tiranës, me synimin për të treguar se çifte homoseksualësh mund të jenë kushdo rreth nesh, pavarësisht se ne nuk e dimë, pasi ata nuk mund të na e thonë pasi mentaliteti ynë ende nuk i pranon si të tillë”. “Ata duan të japin një mesazh dashurie me rrëfimet e tyre dhe mesazhi është që “historitë e dashurisë mes dy vajzave apo mes dy djemve mund të jenë më sublime se ato të midis sekseve të kundërta, pasi bazohen në sakrificën, fshehtësinë dhe rrezikun se mund të zbulohen. Kjo frikë e forcon më shumë lidhjen dhe përkushtimin dhe ne ndoshta nuk e vëmë re, por ndoshta Romeot e sotëm sipas gjasave janë homoseksualët e fshehur mes nesh, dhe Zhulietat e sotme sipas gjasave janë lesbiket”, shprehet Kristi. Në lidhje me diskutimin që po bëhet në gjithë botën nëse të qenët homoseksual është devijim apo diçka normale, një nga vajzat që rrëfen historinë e saj pohon se “unë nuk e ndiej veten të sëmurë, por nëse jam e sëmurë, qofsha kështu gjithmonë”. Çifti i dy djemve rreth 20 vjeç dhe dy vajzave gati 30 vjeç nuk guxojnë të shfaqen me fytyrë në këtë dokumentar, për faktin se nuk ndihen gati të humbasin personat e tyre të afërm, që edhe mund t’u largohen sapo ta marrin vesh këtë fakt. Pinderi sqaron se “mesazhi që duam të japim me këtë dokumentar, është që në fakt ata nuk janë njerëz perversë që mendojnë vetëm për seksin, por madje shumë të përqendruar në lidhje të qëndrueshme”. Dokumentari për herë të parë synon të ngjallë debate në publik për dashurinë mes homoseksualëve. Gjithashtu në këtë dokumentar u jepet përgjigje pyetjeve se ku e konsumojnë dashurinë e tyre të fshehtë këto çifte nga Tirana, që sipas konstatimeve të vetë atyre, ka dhe nga ata që nuk ngurrojnë ta shfaqin intimitetin hapur në ambiente publike, siç janë baret apo lokalet e natës.
Me shume nga kjo kategori:
- Intimiteti me Ermalin bezdis banorët, Françeska: Do bëj seks sa herë të dua
- Arjan Konomi: Nuk është detyrë e shtypit të ruajë imazhin e Sonit, ne vetëm ia renditëm të fejuarit
- Hermes Nikaj, pas pezullimit nga Aldo i rikthehet modelimit
- Agim Merdani: Nuk fusim në familje të panjohur, nuk dimë asgjë për Françeskën
- Noizy: Unë jam gangster i rritur rrugëve, ata janë rritur me babë e nënë
- Ornela Bregu: Si do rikthehem në ekran me një show gjigant
- Angela Martini pushton revistat e boksit në Turqi
- Ana tjetër e fshehtë e Gentës, prirja për sjellje lezbike
- Flet menaxheri: Me Aritën ndoshta një flirt, Lorik Cana është single
- Lori: Graciano më tërheq shumë, nuk besoj që është biseksual





























“Faleminderit” Soros per mbeshtetjen.
Tash po t’u emancipoka shoqnia jone. Vaj medet kur t’i shifesh edhe femine tuj imitu ciftet e filmit.Kot m’u lodhe me shku n’europe se njikshtu po t’vjen Europa te na.
Ka shum Shqiptar (si Albana) qe i nevojitet nje kurs gramatike!
Jo me Romeo e Xhuliet po Romeo e Xhelal?
Fajin e ka Saliu.
O Aldo se paskam dite qe r lexohet l ne shqip. Te na falni qe ju ofenduam pa dashje llojin. Vazhdo grupi se e ke per terezi ti. Sa per kursin e gramatikes njezet e dy vjet te jetes sime i kam kalu ne shkolle ne disa vende te ndryshme te botes dhe me degrees. Sa per ato punet tuja nuk i di fort mire po mos me rafte me mesu.(kaluar,tuaja,mesuar…… se mos ke veshtersi ti lexosh)
Albana, epo shyqyr e dashur qe paske degrees neper vende te botes. Atehere kur nuk i di mire punet tona, HESHT! e mos na lemerit kote me teorite e tua prej njeriu te “SHKOLLUAR” do doja te kisha perdorur nje term tjeter “moj burrnesh” po s’ma lejon edukata.
Sipas ketij Kristi Pinderit, Zoti kot e paska krijuar Adamin dhe Even. Me mire te kishte krijuar Adamin dhe Xhejmsin…….
Arbana, zemer, nuk e di ne cilin nga keto vendet e botes qe paske shetitur paske pare ti qe femijet imitojne ate qe shohin ne televizor… Te ishte keshtu e dashur me gjithe ato filma qe kemi me Hitletin apo Schwarzenegger tani do kishte ardhur fundi i botes.
Personalisht preferoj qe femijet e mije te imitojne dokumentaret me dy meshkuj apo femra qe kapen dore me dore (apo qofte edhe qe puthen) se sa te imitojne filmat ku vriten apo akoma me keq te ndjekin shembull nga dikush qe ushqen urrejtje si puna jote!
Asht tu ardhe fundi i botes o njerez,e kjo vertetohet edhe me te tille persona ..po pse zoti krijoj burre dhe grua,por une kisha me thane qe keta njerez jane t’smure mentalisht e sikur une e 90% e botes t’kisha pase gja n’dore i kisha shu krejt.Jetoj jashte Shqipnise me studime ne nje qytet te UK ”Brighton”ku gay dhe lesbik e qujne shtepine e tyne nuk e keni idene se sa te cuditshem,se sa te neveritshem,se sa jashte ketij planeti duken kur burri munduhet te shtiret si gura ose gruaja si burre….
Gjithkush ka te drejte te bej ç’te doje me jeten e vet. Po te pakten mos na shisni dengla dhe kerkoni qe te trajtoheni si “normale”, sepse nuk jeni. Normale eshte ajo qe eshte e pranuar gjeresisht nga shoqeria. Nga nje marredhenie midis 2 femrave ose 2 meshkujve, nuk mund te kete riprodhim – dhe kjo gje nje kuptim e ka. Pastaj na dilni me teorine se ju pelqejne femijet, e qe doni te adoptoni femije sikur te ishit familje normale. Mjere ata femije…..
lum shqiperia per pindera, salira dhe dokumentara