Universiteti Luarasi
Panorama Sport
Home » Kuriozitete, Panorama Plus » Devis Xherahu deklaron lidhjen me Miss-in, ish gruaja nxjerr mllefin

Devis Xherahu deklaron lidhjen me Miss-in, ish gruaja nxjerr mllefin

“Akoma s’e besoj” ishte kënga që i dha Devis Xherahut një sukses të jashtëzakonshëm me rikthimin e tij në Shqipëri, dhe për ironi të fatit muzika ishte shkruar nga ish-bashkëshortja e tij, Paola Kondakçi. Kur ajo e shkroi baladën, me vargje të Jorgo Papingjit për ndarjen, ata ishin bashkë, por problemet në çift kishin filluar më herët. Dhe për të marrë një vendim të tillë ndarjeje ndoshta ishte pak më e vështirë për faktin se ata kishin 20 vite bashkë. Me realizimin e klipit të kësaj kënge, Devisi i cili e pohoi që në konkurrimin e “Kënga Magjike”, se i kishte dhënë fund martesës në Athinë me pianisten Paola, ai nuk ngurroi që ta bënte deri diku fakt të pamohueshëm lidhjen e përfolur me Miss Shqipëria 2009, Ertemiona Mejdani nga Korça. Ata interpretuan të dy në klip duke shkëmbyer puthje dhe intimitet. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Devisi deklaroi për herë të parë miqësinë speciale për Ertemionën, ndërkohë që të shtunën në një nga revistat e përjavshme, ata kanë pohuar për herë të parë se janë bashkë në një lidhje pasiononte dashurie”. Shfaqja e tyre në kopertinën e kësaj reviste duke pozuar në krah të njëritjetrit ka shkaktuar debate në facebook mes fansave të tyre, ish-bashkëshortes Paola, dhe të dashurës aktuale të këngëtarit, Ertemiona.

Ish gruaja, Paola Kondakçi

Debatet kanë degjeneruar me fyerje, e komente nga më të ndryshmet, ku i vetmi që nuk është përzier në konflikt ka qenë vetë Devisi. Mesa duket ish-bashkëshortja është acaruar që nga skenat erotiko-romantike që ka parë në realizimin në klip të këngës së shkruar nga ajo vetë. Pas komenteve të ndryshme ku fansat janë ndarë në dy grupe dhe shajnë me fjalë ofenduese çiftin, përveç Paolës ka ndërhyrë Ertemiona.”Nuk e keni idenë sa jam argëtuar teksa lexoja komentet tuaja”, shkruan ajo. Më vjen mirë që e gjithë kjo histori ju paska lënë pa gjumë, sëmurur apo ju ka bërë të villni vrer. “Vajza ju falënderoj për këshillën, por e njoh mirë Devisin kështu që mos “na qani hallin “. Ndërkohë që nuk ka hezituar të bëhet pjesë e këtij debati virtual vetë ish-bashkëshortja e Devisit, Paola e cila shprehet pothuajse e shokuar. “Nuk kam qenë në dijeni të këtyre intrigave”, shkruan ajo. “Ish burri im e di me kë ka qenë i martuar 20 vjet, prandaj dhe unë zgjata 20 vjet, për hir të karakterit tim dhe vetëmohimit tim që ai të kishte mundësi të arrinte këtu ku arriti për hir të dashurisë që kam pasur për të dhe verbërisë totale ndaj dashurisë. Por kur këto janë vetëm të njëanshme martesa është e destinuar të përfundojë. Besoj se sado i etur për karrierë të ketë qenë di të dallojë të bardhën nga e zeza. Edhe nesh komentoj, nuk e bëj për ta rifituar sepse në asnjë mënyrë, unë nuk futem në çifte të vjetra ose të reja, thjesht për t’i rikujtuar atij premtimet e shkelura dhe për mungesën e respektit ndaj ish-gruas së vetë mohuar që i dha dhe suksesin e radhës në ndarje. Unë nuk gënjej as nuk shpif, e as thur intriga. Sa për Ertemionën koha do e tregoje “dashurinë e pavdekshme”. Nuk kam asnjë gjë kundër saj dhe ajo e di shumë mirë pasi jemi sqaruar personalisht. Komentet e mia i takojnë vetëm një njeriu që është Devisi. I uroj çiftit jetë të lumtur edhe pse kujtoj pasditen buzë detit në Athinë dhe premtimet që më dha, dhe ai e di shumë mirë që i kam uruar jetë të lumtur personalisht. Më tej ajo vazhdon se, “nuk e di se çfarë është luajtur pas kuintave por tashmë mësova intrigat, shpifjet dhe gënjeshtrat që bëhen në kulmin e karrierës të ish-burrit tim. Etja për pushtet dhe karrierë në Shqipëri qenkan sëmundje ngjitëse”, shkruan ajo. Ndërkohë duke folur për këngën, Paola një njëfarë mënyre flet hapur për tradhtinë dy-vjecare të Devisit ndaj saj, po aq vite sa dhe Devisi u pa të udhëtonte shumë shpesh drejt Tiranës. Kënga “Akoma s’e besoj” do të vazhdojë të ripërdoret nga këngëtari, meqënëse kompozimi i kësaj kënge është bërë nga unë-ish gruaja e Devis Xherahut dhe vargjet e të madhit, Jorgo Papingji. Gjithashtu dhe tingujt e pianos që dëgjohen në orkestrim janë prodhuar nga gishtërinjtë e mi. Ndërsa klipi u realizua me “dashurinë e ndrydhur dy vjeçare me shikim të parë të Devisit me miss-in. Do dëshiroja ta kisha mësuar këtë fakt më përpara që të mund t’i kërkoja divorcin dy vjet më parë duke i kursyer vetes dy vite tepër të çmuara. Dashuria ime me Devisin ka qenë një dashuri e verbër, e pastër dhe pa intriga, por e njëanshme me çfarë po kuptoj së fundmi, pra një “martesë e destinuar të përfundonte”. Ajo vendos të shprehet hapur në facebook duke e përfunduar rrëfimin e saj dhe me pak ironi ndëesa thotë se, “tashmë secili ka jetën e vet pas divorcit, kështu që lërini rehat të shijojnë dashurinë e tyre në të gjitha përmasat e saj. Dikush zgjedh djaj, dikush zgjedh engjëj, varet se sa hapur i ke sytë në momentin kur bie në dashuri.

Me shume nga kjo kategori:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

9 Komente per “Devis Xherahu deklaron lidhjen me Miss-in, ish gruaja nxjerr mllefin”

  1. Kjo histori dshurie, eshte sa e dhimbshme per Paolan, aq dhe e neperkembur e tinzare prej ish burrit te saj. Une jam nje mik i babait te Paoles, zotit Xjimi,ndonse Paola ishte shume e vogel ne ate kohe. Por mendoj se Paola duhet te mos kishte anashkaluar keshillen e prinderve te saj, qysh ne momentin qe ajo vendosi te martohet me kete njeri. Aktualisht nuk jam ne thelb te atyre ngjarjeve, por duke njohur familjen Kondakci dhe personalisht mikun tim Xhimi, e parandjej se Xhimi nuk e pelqente dhe aprovonte kete martese.
    Per mua divorci eshte krim, dhe zakonisht njerzit qe nuk kan aspak pergjegjesi per familjen dhe jeten bashkshortore, rendin pas aventures. Me vjen keq per Paolen, por edhe pse e zhgynjyer nga ky njeri, ajo duhet te vleresoje ate cka duhet te beje dhe si te ece ne jete. Keshilla ime eshte, tja lere Perendise kete dhimbje, vetem Ai eshte hakmaresi qe gjykon gjithshka me drejtesi. Sa per Ertemionen mendoj se ajo eshte viktima, e cila do te paguaje shume shtrenjt per kete intrige dhe ligesi, qe fatkeqesisht ajo dhe Devisi e quajne dashuri. Jo dhe Jo. E vetemja gje qe Ertemioles dhe Devisit ju mungon, eshte: dashuria. Ata te dy thjesht po mbushin kupen e zemerimit dhe hakamrjes, qe vjen nga Perendia, per te cilen nje dite do te paguajne shume shtrenjt. Zoti tha:ASKUSH te mos e NDAJE ate qe Perendia ka BASHKUAR. Paolas ne ketyo momente i lus vetem nje gje: te mos behet preh e medjave dhe e thashethemeve njerzore. Mbase Paola mendon se humbi shume gjera, por une mendoj se ajo humbi nje te humbur, dhe fitoi nje eksperience , edhe pse ju desh te paguante shtrenjt. Haroje kush eshte “ishi”dhe shih perpara, vendose jeten tende ne doren e Krishtit, dhe Ai do te beje me te miren per ty, edhe (nese ke femije) per femijen tend. Paola…me kujtoheshe kur uleshe ne pjano, ashtu e vogel, por e talentuar..mos haro se, mbas nje furtune vjen kohe e mire…Zoti te bekofte.

  2. Paola ka te drejte.
    E njoh personalisht kete familje dhe Paola ka sakrifikuar edhe karrieren e saj brilante per te shoqin mosmirenjohes.Familja e sja nuk e donte Denisin per dhenderr dhe vetem kembngulja e Paoles ka bere qe ata te martohen.Pra ajo e ka dashur ashtu sic e pershkuan.
    I uroj Paoles nje jete te qete dhe ishalla ta kaloje sa me shpejt kete situate te veshtire.

  3. e vertete e dashur , ne dashuri Dikush zgjedh djaj, dikush zgjedh engjëj, varet se sa hapur i ke sytë në momentin kur bie në dashuri.
    dhe me duket se ti ke zgjedur nje djall.
    me vjen vertet keq

  4. ne na vjen keq per kete vajzen e re qe sapo u lidh me Devisin sepse ajo nuk e di kush eshte ai ,duhej te kish pyetur te paren qe i thane me qindra njerez mos e mer devisin se nuk eshte per ty por ajo nuk degjoi dhe teni shume vone e kuptoi,cdo gje eshte me gene,Paula rrjedh nga prinder ne nivel…..

  5. Me guxim Paola, me guxim!
    Leri djajte ne pune e tyre dhe ti nderto nje te ardhme te ndritur. Ti je e zonja per kete! Ji krenare qe i ke besuar dashurise, packa se besimi yt u tradhetua.
    Djajte ne cdo situate, rrethane e vend, kudo qe te jene e kudo qe te shkojne jane ne ferr! E ne ferr lumturija e djajve matet me sekonda, pastaj…. vetem fer….
    Jete te lumtur o grua me personalitet, me emrin Paola…Jete te lumtur….

  6. Paolas nje jete te bukur edhe pas kesaj . Ngjarjet ndodhin , por vdekje nuk jane . Ti je e re , jeta jote do te vazhdoje . Sa per Devisin , … vajti ne fis , themi ne pe Korce.

  7. Duket qe Paola e paska dashur me gjithe zemer kete idiotin –dhe qenka me termend vajze e mire

    I uroj Paoles te gjej nje njeri te mire sic eshte edhe vet , se qenka me te vertetet shpirt njeriu dhe shpirt artisteje

    —-Nje gje eshte qe vajzat bejne mire te degjojne prindin kur vjen puna tek zgjedhja , sepse prinderit per shkak te pervojes jetesore e njohin mashkullin me mire se sa vajza qe eshte moshe e ere dhe pa experience jete

  8. Ore kjo Paula me kete Devisin duken si moter e vella!!!!!!

  9. Paola, eshte nje engjell.Jam shume e lumtur per ty Paola qe shpetove Me vjen keq qe ke lene shume gjera nga karriera jote per te…mgjt nuk eshte kurre vone. Duhet te dish:”Njeriu ne jete merr ate qe meriton”.Kam nje resperkt te vecante per ty, Je DIVE

Beni nje Koment


Sondazh

Presidenti i ri duhet të jetë një person që merret me politikë, apo jashtë saj?

Shikoni rezultatet

Loading ... Loading ...




Gazeta Panorama ne PDF nepermjet Shtypi.al

Erjoni Ndertim

ARKIVA

Maj 2012
Hën Mar Mër Enj Pre Sht Die
« Pri    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

© 2012 Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept