Paniku nga koronavirusi/ Rritet numri i të prekurve në Itali, mes tyre edhe 4 fëmijë. Rastet e para tek të miturit

Feb 26, 2020 | 11:19
SHPËRNDAJE

Nderkohe qe numri i te prekurve me koronavirus ne Itali ka shenuar rritje, duke mberritur ne 357 te infektuar, mes tyre kane rezultuar pozitive edhe kater femije. >>>ANSA/ SEDICI CASI DI CORONAVIRUS IN ITALIA, COMUNI ISOLATI AL NORD

Mediat italiane shkrujane se Presidenti i Lombardisë, Attilio Fontana ka konfirmuar se nje vajze 4 vjeçare nga Castiglione d’Adda, një komunë e vendosur në zonën e kuqe eshte prekur tashme nga virusi.

Nderkohe qe ne total kater te mitur kane rezultuar pozitive, pra te prekur me koronavirus,  te shtruar ne spitalin San Matteo në Pavia dhe në spitalin e Bergamos.

Deri tani numri i viktimve eshte 11 e konkretisht: 259 raste me 9 viktima në Lombardi; 58 raste me 2 vdekje në Veneto; 26 raste në Emilia Romagna; 3 në Piemonte, Lazio dhe Siçili; 2 në Toscana dhe Liguria; 1 në Tirolin e Jugut.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura