Paniku i shqiptarëve në Turqi, Elona Radani: E menduam kthimin në vendlindje

Jul 16, 2016 | 15:49
SHPËRNDAJE

E frikësuar, e mbyllur në shtëpi dhe me mendjen për tu rikthyer në Shqipëri. Kjo është Elona Radani, 31 vjeçarja, e cila prej vitesh jeton në Turqi me familjen e saj, por pas trazirave të së premtes e ka menduar seriozisht kthimin në vendlindje.

1468676413elonaaaaaËshtë informuar përmes mediave për situatën dhe përmes kësaj lidhje me redaksinë e lajmeve të Top Channel rrëfen orët e panikut dhe frikën për një luftë civile atje.

“Në minutat e para të gjithë njerëzit ishin të habitur dhe kishin dalë nëpër ballkone me celularë në dorë për të marrë në telefon të afërmit e tyre për të pyetur se si është gjendja. Mendimi i parë ishte të kthehem në Shqipëri,  por më pas kuptuan se aeroporti ishte mbyllur”, shprehet Elona Radani.

Autoritetet vendase i bënë thirrje banorëve që të furnizoheshin edhe me ushqime.

“Menjëherë qytetarët filluan duke bërë furnizime nëpër supermarkete dhe furra buke sepse nuk e dinin se sa do të zgjaste kjo situatë”, thotë Elona.

E shtuna është gdhirë e qetë, rrugët e Stambollit janë të boshatisura ndërsa media mbetet e vetmja mundësi informimi pasi interneti ende është i bllokuar.

Burimi: Top Channel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura