Panik nga Koronavirusi, merret vendimi. Pezullohen 42 ndeshje në Itali

Feb 22, 2020 | 9:05
SHPËRNDAJE

Futbolli amator në rajonin e Lombardisë në Itali do të ndërpresë aktivitetin, të paktën deri në një urdhër të dytë.merlin_169279458_c6c58f5b-4b50-4843-b7ad-f4563ac94dfe-superJumbo

Ka qenë ky vendimi i komitetit rajonal që ka vendosur të pezullojë 42 ndeshje të kampionateve të ndryshme. Shkak është gjendja kritike në zonë pas 6 rasteve të identifikuara me Koronavirus.

Deri në mesditën e sotme ekipet do të kenë të drejtë të kërkojnë shtyrje të ndeshjeve të tjera të kalendarit, gjithmonë duke u bazuar në situatat e veçanta në secilin ekip apo në varësi të territorit ku ndodhet ekip.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura