Panik në avionin me 143 pasagjerë që u nis nga Tirana në Milano, ulje emergjente

Jul 18, 2018 | 8:51
SHPËRNDAJE

Panik dhe frike ne bordin e nje avioni nisur nga Tirana me destinacion Milanon. Mediat italiane bejne me dije se avioni i linjes Blue Panorama ka bere ulje emergjente ne aeroportin Raffaello Sanzio në Falconara.

avion

Ka qene ora rreth 18:30, kur një Boeing 737 i kompanisë Blue Panorama bëri një ulje emergjente për shkak të një demtimi qe u konstatua. Avioni i nisur nga Tirana drejt Milano Malpensa ishte me 143 persona në bord.

Sipas hetimeve te para, nje defekt i konstatuar ne avion, detyroi komandantin të devijonte rrugën duke u ulur në Sanzio.

E gjithe kjo u shoqerua vetem me frike pasi per fat nuk ka pasur asnje person te lenduar. Aeroplani është nisur, por pa udhëtarët që kanë mbetur të gjithë në Ancona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura