VIDEO- “Pandemia vetëm sa e nxori zbuluar krizën”/ Basha me biznesin në Shkodër: Qeveria ka dështuar në mënyrë spektakolare! Ne propozuam të paguhen…

Nov 25, 2020 | 12:00
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se vendi prej 7 vitesh është në krizë ekonomike, ndërsa pandemia vetëm e zbuloi atë.

Gjatë një takimi me biznesin në Shkodër, krydemokrati Basha tha se në kushtet ku ndodhet vendi të gjithë duhet të marrim përgjegjësitë, pasi qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës.

Sipas tij gjendja e spitaleve e sistemit shëndetësor dhe ekonomisë është në kolaps, ndërsa ato që thotë qeveria janë propagandë.

“Të gjithët duhet të marrim përgjegjësitë tona në këtë situatë. Një nga përgjegjësitë është të mbajnë maskën dhe distancën siç po bëjmë sot këtu. Ti bëjmë thirrje qytetarëve që të janë të kujdesshëm, sepse numri i infeksioneve po rritën në mënyrë galoponte dhe në veçanti në kushtet ku qeveria është e paaftë për të dhënë përgjigjen duhet të kemi një kujdes më të madh. Edhe qeveria duhet të bëjë detyrën e vet. Këtu ka dështuar në mënyrë  spektakolare”, tha Basha.

Basha tha se i qëndron propozimit të tij për të mbështetur biznesin, për të paguar 200 mijë lekë në muaj për  çdo punonjës.

“Sipërmarrja dhe  biznesi i vogël duhet të ketë të paktën të njëjtën ndihme që ka Kosova dhe Maqedonia. Nëse paratë nuk do të shkonin për shpenzime të kota, nuk do ishim në këtë gjendje. Kjo gjendja është produkt i një krizë të stërzgjatur dhe i nxjerrës zbuluar të kësaj krize. Pandemia vetëm sa e nxori zbuluar këtë krizë. Mungesa e ndihmës dyfishoi rënien ekonomike krahasuar me rajonin.  Propozuam t’u paguhet 200 mijë lek/muaj për çdo punonjës. Prandaj  duhet një qeveri funksionale që merr masa të shpejta.”, u shpreh Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura