Pandemia ua prishi planet, por David Schwimmer tregon se kur do të ribashkohen “Friends”

Jul 22, 2020 | 19:56
SHPËRNDAJE

Seriali i famshëm “Friends” i viteve ’90, ka qenë i preferuari i adoleshentëve për breza të tërë dhe vazhdon të ndiqet e të renditet si një prej serialeve më të preferuar në historinë e televizionit.

frewnds 12

Në fillimin e 2020-ës u bë me dije se më në fund do të bëhej realitet ribashkimi i kastit të aktorëve të “Friends”, brenda muajit maj, por pandemia prishi planet e grupit.

Por ka qenë vetë aktori David Schwimmer (Ross), i cili ka zbuluar se kur mund të nisin xhirimet për specialen e “Friends”. Në një intervistë për Jimmy Fallon ai tha:

Kjo seri speciale, të cilën ne duam shumë që ta bëjmë, do të jetë pa skenar, në formën e një interviste, ku do të përfshihen edhe disa surpriza të tjera. Duhet të xhirohet në gusht, në mesin e muajit gusht, por sinqerisht ne nuk do të nxitohemi dhe do të presim që të shohim nëse është e sigurtë për t’u realizuar. Nëse jo do presim derisa të mos ketë rrezik për askënd. ”

Ribashkimi i protagonistëve të “Friends” do të jetë një produksion i “HBO Max”, të cilët ende kanë shpresa se seria speciale të realizohet para një audience. Ata janë kundër bërjes së këtij projekti në formën që po zhvillohen tani shumica e shfaqjeve televizive, si takime në “Zoom”.

“The One When They Got Back Together” do të quhet ky rikthim, pra “Seria kur ata u kthyen bashkë”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura