“Rama dhe Manastirliu duhet të ishin para drejtësisë!”-Albana Vokshi: Pandemia nxori në pah shkatërrimin e sistemit shëndetësor

Sep 16, 2021 | 22:44
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë dhe deputetja e PD-së Albana Vokshi e konsideroi shëndetësinë si fushën ku qeveria e Edi Ramës ka dalë zbuluar që në ditët e para në pushtet.  

vokshi

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend Vokshi tha se Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu duhet të ishin para drejtësisë, pasi janë përgjegjës për keqmenaxhimin e pandemisë.

Shëndetësia është fusha ku qeveria e Edi Ramës ka dalë zbuluar që ditën e parë në pushtet. Shëndetësia falas rezultoi mashtrimi dhe dështimi më i madh i Edi Ramës që jam i sigurt që do ta përndjekë gjithë jetën për dëmin dhe koston humane që ka shkaktuar gjatë pandemisë. Ky kryeministër ngjan aq shumë me Covidin. Njësoj si ai është shkatërrimtar dhe ndryshon emrat si ai, shkon nga Delta në Mu, qeveria “Rama 3”, ashtu sikurse qeveria “Rama 1” dhe “Rama 2” do të mbeten armiku kryesor i qytetarëve shqiptarë. Pandemia nxori në pah se si e keni shkatërruar sistemin shëndetësor. Vetëm ai që mund të kishte para mund të shpëtonte jetën. Pronarët e mëdha koncensionare nuk i besuan këtij sistemi, por i hipën avionëve dhe ikën në vende të tjera. Ndërkohë që shqiptarët, u izoluan, u denigruan nga një kryeministër”, u shpreh Vokshi.

“Shifrat janë alarmante, janë tronditëse. KE ka konstatuar që Shqipëria ka nivelin më të lartë të vdekjeve në Evropë. Pyetka që më lind është kush është përgjegjës për numrin rekord të vdekjeve në Shqipëri? Kush është përgjegjës për keqmenaxhimin e pandemisë? Ka vetëm dy emra: Edi Rama dhe Ogerta Manastriliu. Të cilët nuk duhet të ishin në këto karrige këtu sot por duhet të ishin para drejtësisë. Edi Rama po tallet sërish sot me ju. Ai nuk ka program për shëndetësisë. Ne copën e letrës që lexoi sot nuk ka as kosto, as afate, as angazhime e politika konkrete. Shtylla e këtij të ashtuquajturi program është riciklim i premtimit mbulim shëndetësor universal, as paketim të ri nuk i ka vënë. Mashtron me 600 mijë të pasiguruar, që edhe në qeverinë e Berishës mund të siguronin shërbim shëndetësor falas vetëm nëse siguronin një vërtetim nga zyrat e punës. Mashtron me Check-up. E paguajmë shumëfish Check-up e VILMA Nushit. Mashtron me 300 qendrat shëndetësore. Mjekët u denigruan, u braktisën në betejën përballë Covid-it. 55 jetë të humbura deri në qershor ndër mjek e infermier që mund të ishin shpëtuar nëse do ishin marrë masat e duhura”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura