Pandemia nxit mjekësinë në distancë, 11 % e konsultave u kryen online në 7-mujor

| 7:29
SHPËRNDAJE
 

mjeket-600x360Mjekët e familjes në të gjithë vendin në 7-mujorin e parë të vitit kryen 3,2 milionë konsulta në të gjithë vendin dhe për të gjitha patologjitë, por gati 11 për qind e këtyre konsultave janë kryer në distancë nëpërmjet sistemeve online për shkak të pandemisë.

Kufizimet në lëvizje për shkak të pandemisë sidomos për te sëmurit kronikë kanë nxitur shërbimet mjekësore në distancë një praktikë jo e njohur më parë në Shqipëri nga pacientët. Sipas shifrave të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor gjatë 7 mujorit të parë mjekët e familjes në të gjithë vendin kryen rreth 352 mijë konsulta në distancë kryesisht online.

Konsultat mjekësore në distancë po krijojnë një përvojë të mirë edhe kur të ketë kaluar pandemia. Shmangia e vizitave frontale edhe në rastet jo të domosdoshme do të ulë kostot si për pacientet dhe shërbimet shëndetësore.

Mjekësia është një nga profesionet që po reformohet shpejt nga zhvillimet teknologjike sidomos në drejtim të marrjes së shërbimeve online.

Konsultat ne distance u zhvilluan jo vetëm nga mjekët e shërbimit parësor, por edhe nga qendrat spitalore nëpërmjet rrjeteve sociale të komunikimit, të tilla si thirrje telefonike, what’s up dhe viber.

Mjekësia në distancë këto kohë ka shërbyer më së shumti për të trajtuar të sëmurët kronike me mjekimin e tyre rutinë, por në shumë raste ka përcaktuar edhe diagnozën.

Trajtimet në distancë janë rritur nga ndjekjet e të sëmurëve me COVID-19 në banesa, sipas burimeve nga Fondi.

Protokollet mjekësore e ngarkojnë mjekun e familjes me përgjegjësinë e trajtimit për të sëmurët Covid-19 me simptoma të lehta, por që gjithsesi kërkojnë trajtim. Në të shumtën e raste këto trajtime ndiqen në distancë.

Trajtimet në distancë kanë ulur aktivitetin e spitaleve jo-Covid gjatë kësaj periudhe.

Në muajin dhjetor 2010 International Virtual E-Hospital Foundation (IVeH) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Mbështetjen e USAID Albania përfunduar fazën e parë të programit të integruar të telemjekësisë dhe shëndetit elektronik (PITSHE) në Shqipëri. Kjo fazë konsistoi në vendosjen në operim të plotë të Qendrës së Përkohshme Kombëtare të Telemjekësisë në Tiranë dhe pesë qendrave të përkohshme rajonale të telemjekësisë pranë spitaleve rajonale Kukës, Shkodër, Durrës, Korçe dhe Vlorë.

Qendra e Telemjekësisë së Shqipërisë funksionon në mjediset e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë. Ajo drejtohet nga koordinatori i programit të telemjekësisë së Shqipërisë dhe ka në përbërje një staf të kualifikuar mjekësh, specialistë të teknologjisë së informimit dhe komunikimit si dhe staf tjetër mbështetës. Monitor

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU