Pandemia në Maqedoninë e Veriut/ 11 persona humbën jetën në 24 orët e fundit dhe janë infektuar…

Feb 28, 2021 | 16:51
SHPËRNDAJE

Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 viktima si pasojë e Covid, ndërsa janë konfirmuar 305 raste të reja.

maqedonia e veriut

Sipas ministrisë së Shëndetësisë rastet e reja janë konfirmuar 153 janë në Shkup, 30 Kavadar, Kumanovë 22, Prilep 21, Tetovë 18, Negotinë 14, Ohër 11, Gostivar dhe Gjevgjeli 6, Strugë 5, Shtip dhe Manastir 4, Resnjë, Veles dhe Dellçevë 2, Strumicë, Kërçovë, Bogdanci dhe Demir Kapi 1.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 167 pacientë dhe 11 të tjerë kanë humbur jetën ku katër prej tyre janë nga Shkupi, 3 nga Prielpi, 2 nga Gjevgjelia, dhe nga 1 në Kumanovë dhe Manastir.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 102 787 raste mes të cilëve kanë humbur jetën 3 137 persona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura