Pandemia në Kosovë/Dalin shifrat e reja: Ja sa pacientë kanë humbur jetën dhe sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Sep 2, 2020 | 15:05
SHPËRNDAJE

kosoveGjashtë persona e kanë humbur betejën me koronavirusin në Kosovë, duke e çuar në 539 numrin në total që nga fillimi i pandemisë.

Autoritetet shëndetësore atje thonë se në  24 orët e fundit janë regjistruar edhe 112 raste të reja pozitive, duke e çuar totalin e të infektuarve në 13 713.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjakovë 16 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kllokot, Obiliq, Podujevë, Prizren, Rahovec dhe Vushtrri.

Në 24 orët e fundit po ashtu janë shëruar edhe 131 pacientë. Deri tani në Kosovë në total janë shëruar 9923 persona.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 3251.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura