Pandemia në Kosovë, asnjë humbje jete, regjistrohen 658 raste të reja me koronavirus

Jan 15, 2022 | 15:39
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të shtunën, më 15 janar, janë regjistruar 658 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 6 mijë e 8 mostrave. Ndërkohë nuk raportohet per asnje humbje jete.

pandemia ne kosove

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 160 persona janë shëruar derisa 3.837 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar.

Prej atëherë janë dhënë mbi 1.7 milion doza të vaksinës.

Qytetarët në Kosovë mund të marrin vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Doza përforcuese e vaksinës mund të merret pas tre muajve të marrjes së dozës së dytë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura