Pandemia në Ballkan/ Zoran Zaev zbulon ndihmën që do japë Greqia: Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do ta furnizojë me…

Sep 18, 2020 | 12:16
SHPËRNDAJE

saev mitsotakisKryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shprehur gatishmëri që Greqia do të furnizojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me vaksinën COVID-19 në mënyrë që të shpejtojë procesin.

Kjo u zbulua nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në një intervistë për Mia.mk.

 “Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u tregua i gatshëm që Greqi, si vend anëtar i BE të ofrojë vaksinën kundër covid-19 Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, pasi vaksina do arrijë fillimisht në vendet anëtare e më pas tek kandidatët për integrim. Për mua, kjo deklaratë është një provë e miqësisë së mirë”, tha Zaev, raoprton European Western Balkans.

Duke folur për tema të tjera të takimit të tij me Mitsotakis në Athinë dje, Zaev tha se ata kishin rënë dakord të zhvillonin një sesion të dytë ndërqeveritar, mundësisht deri në fund të vitit dhe më pas të nënshkruanin një marrëveshje për të shmangur taksimin e dyfishtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura