Pandemia kryefjalë e Shëndetësisë, Manastirliu: Jemi gati për të gjithë skenarët! Kemi vënë në dispozicion 100 milionë euro. Sa vaksina pritet të vijnë deri në dhjetor

Sep 16, 2021 | 13:48
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu gjatë fjalës së mbajtur në debatin politik në Kuvend mbi programin qeverisës 2021-2025, zbuloi pikat kyçe ku do të përqëndrohet puna në sektorin që ajo përfaqëson.

manastirliu

Manastirliu pohoi se gjatë vitit 2021 pritet të alokohen 100 milionë euro në sektorin e Shëndetësisë me qëllim vënien në funksion të përballimit të pandemisë së Covid-19.

Duke e vendosur fokusin te pandemia e Covid-19, Manastirliu pohoi se dikasteri që ajo drejton është parapërgatitur për të gjhithë skenarët e mundshëm ndaj përhapjes së virusit.

Sipas saj kryefjala e pandemisë do të jetë vaksinimi masiv, ku bëri me dije se deri në muajin dhjetor pritet të mbërrijnë dhe 1.3 milionë doza më shumë se sa kanë mbërritur deri tani.

“Padyshim se nëse do të flasim për përballimin e situatës, mund të them se kemi shumë mësime të mësuara, qoftë për sa i përket financimit të sistemit dhe ndaj qeveria ka alokuar një fond prej 100 milionë euro në Shëndetësi për vitin 2021. Ky fond do të jetë në dizpozicion të të gjithë skenarëve të hartuar në planin tonë për pandeminë dhe post-Covid.

Jo vetëm një plan përgjigje për periudhën e vjeshtë dimrit, por një plan përgjigje për vitet në vijim.

Ajo që dua të theksoj është përgjigjia ndaj variantit të ri Delta. Kryeministri Rama dhe qeveria shqiptare arriti në një kohë të shpejtë që atëherë kur shihej si e pamundur sigurimi i vaksinave, t’i sigurojë ato për qytetarët. Ndaj sot ne jemi në ritme të mira të vaksinimit.

Intensifikimi i vaksinimit është ajo që duhet të bëjmë. Ndërkohë paralelisht qeveria është duke punuar për të siguruar akoma më shumë doza vaksinash, ne kemi arritur të sigurojmë mbi 2 milionë doza vaksinash, ndërkohë që deri në muajin dhjetor në kuadër të marrëveshjes së nënshkruara, atyre që pritet të nënshkruhen dhe ndihmës së partnerëve ndërkombëtarë, pritet të arrijmë në një numër të lartë +1.3 milionë vaksina plus atyre që kanë ardhur.

Ndaj synimi ynë në luftën kundër pandemisë duhet të jetë vaksinimi masiv”, tha Manastirliu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura