“Pandemia ishte sfidë dhe për artin”/ Ekspozita në Tiranë “mbledh” veprat e 3200 artistëve nga e gjithë bota, Rama: Moment i rëndësishëm

Nov 12, 2021 | 20:41
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme, rreth 3200 artistë nga e gjithë bota kanë ekspozuar veprat e tyre në një ekspozitë në Tiranë.

edirama

I pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në kryeministri, ishte dhe kreu i qeverisë Edi Rama.

Rama u shpreh se si çdo hapësirë tjetër pandemia ishte sfiduese edhe për artin duke shtuar se tashmë është koha që të rimarrë vëmendjen që i takon.

“Nuk dua të marr shumë kohë por thjesht dua të falënderoj ata që e bënë të mundur këtë ekspozitë. Të gjitha këto vepra vijnë nga të gjithë cepat e botës dhe është dashur një këmbëngulje e madhe për ti sjellë të gjithë bashkë në këtë rreth. Kjo ekspozitë duhet të marrë jetë si një varg pëshpërimash. I ftoj edhe të tjerë që ta vizitojnë këtë ekspozitë. Si për shumë hapësira  të tjera pandemia ka qenë shumë sfiduese dhe ky është një moment i rëndësishëm edhe për COD i cili tani sëfundmi ka filluar të marrë frymë lirisht.”, tha Rama.

 

© Panorama.al

Te lidhura