Pandemia, ISHP: Është ulur incidenca e rasteve të reja! Situata për javën që lamë pas

Nov 8, 2021 | 7:46
SHPËRNDAJE

Vala e pritshme e COVID-19 në vjeshtë duket se ka ardhur. Por, ndryshe nga tendencat rritëse të infektimeve në Europë e SHBA, në vendin tonë vihet re një ulje e lehtë e rasteve.

spitali infektiv-covid-te-burgosur-ambulance (17)

Nga një incidencë prej 270 rastesh për 1000 banorë, java e shkuar u mbyll me një incidencë prej 242 rastesh. Pavarësisht kësaj ecurie, situata e përkeqësuar ndjeshëm në Europë pritet të reflektohet edhe në Shqipëri, sipas ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik. “Aktualisht jemi në një situatë të qëndrueshme epidemiologjike, ku vihet re një rënie e lehtë e rasteve pozitivë me COVID19 krahasuar me një javë më përpara. Qarqet kryesore ku janë përhapur më shumë rastet janë Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, ato me popullsi të madhe. Incidenca e kësaj jave është 242 raste për 100 mijë banorë, ndërsa ka qenë 270. “Situata në Europë dhe SHBA-ja po tregon një tendencë rritjeje, ne shpresojmë të mos jemi pjesë e këtyre vendeve, por duket pak si e vështirë. Vaksinimi është e vetmja mundësi për të ulur rastet dhe një apel për studentët për t’u vaksinuar për të ndalur këtë pandemi që po zgjat”, deklaron Genta Qirjako, mjeke pranë Institutit të Shëndetit Publik.

SITUATA

Pavarësisht alertit të shtuar të COVID-19 te fëmijët, grupmosha më e prekur nga COVID-19 në Shqipëri janë të moshuarit, ata mbi 65 vjeç. Nga apeli për ruajtjen e higjienës, tanimë është zhvendosur te vaksinimi. Me këtë fjali nis raportimi ditor Ministrisë së Shëndetësisë. Prej një jave, mundësinë e kanë të gjithë qytetarët mbi 16 vjeç, si dhe fëmijët mbi 12 vjeç me probleme shëndetësore , të cilët mund të injektojnë vaksinën antiCOVID vetëm në ambientet e qendrës shëndetësore me rekomandim nga mjeku pediatër dhe sigurisht lejen e prindit.

Tamponët e përgjysmuar në numër, në raport me ata të kryer në çdo ditë jave, treguan të njëjtin numër rastesh ose ecuri. “Janë kryer 2659 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 568 qytetarë, në këto bashki: 299 në Tiranë, 26 në Durrës, 22 në Vlorë, 20 në Berat, nga 19 qytetarë në Elbasan, Fier, 17 në Lushnje, 15 në Kamzë, 14 në Sarandë, 9 në Dimal, nga 7 qytetarë në Kuçovë, Himarë, Kurbin, Shkodër, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kavajë, nga 5 qytetarë në Pogradec, Tepelenë, Këlcyrë, Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Mirditë, Vorë, Mallakastër, Korçë, Devoll, nga 3 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Divjakë, nga 2 qytetarë në Pukë, Patos, Delvinë, Memaliaj, nga 1 qytetar në Poliçan, Konispol, Klos, Bulqizë, Dibër, Krujë, Shijak, Tropojë, Has, Kukës, Malësi e Madhe”, raporton Ministria e Shëndetësisë në buletinin javor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura