Pandemia/ Gjobë deri në 10,000 paund për ata që nuk vetëizolohen. Ja si mund të shmanget bllokimi i Britanisë

| 7:25
SHPËRNDAJE
 

Kufizimet e Covid në Angli do të bëhen më të ashpra nëse nuk ndiqen rregullat, ka paralajmëruar Matt Hancock, ndërsa qeveria ka vendosur të aplikojë gjoba 10,000 paund për persona që nuk vetë-izolohen.

covid britaniSekretari i shëndetësisë i tha BBC-së se vendi po përballej me një “pikë kthese dhe ne kemi një zgjedhje”.

“Nëse të gjithë ndjekin rregullat, atëherë ne mund të shmangim bllokimin e mëtejshëm kombëtar.”

Kryeministri po konsideron reduktimin e orareve nëpër pube.

I pyetur nëse Anglia mund të përballet me një bllokim tjetër kombëtar, Z. Hancock tha: “Unë nuk e përjashtoj atë, por unë nuk dua ta shoh atë.”

Të dielën,  në Mbretërinë e Bashkuar u raportuan 3899 raste të reja me covid he 18 persona të vdekur.

Ndërkohë, vizitorët janë dyndur në Blackpool këtë fundjavë, pavarësisht paralajmërimit të policisë kundër një “shpërthimi të fundit” të pandemisë.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.