Pandemia e COVID-19/ Nikolin Jaka: S’po kërkojmë lëmoshë, por partneritet serioz  

Mar 17, 2020 | 12:41
SHPËRNDAJE

nikolin-jaka-698x450Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka ka komentuar sot vendimin e BSH-së për pezullimin e pagesës së këstit të kredive për një periudhë tremujore.

“Ne kemi kërkuar të kemi ndërprerje të interesave dhe shtyrje të pagimit të kësteve të kredisë, nuk po kërkojmë lëmoshë apo mëshirë të ndonjë institucioni por veç parneritet dinjitoz në situatën ku ndodhemi prej koronavirusit. Kërkojmë shtyrjen e pagimit të kësteve dhe pezullimin e interesave për këtë periudhë”,- tha ai ne një lidhje telefonike me News 24.

Sipas Jakës, përveç vendimit të BSH-së për të shtyrë me tre muaj pagesën e kësteve të kredisë, duhet të miratohet edhe një paketë e plotë masash që ekonomia dhe biznesi të marrin frymë lirisht.

“Paketë masash që të lirohet sipërmarrja private, të rritet kujdesi për qytetarët e prekur nga Covid 19. Aktualisht jemi si ne shtetrrethim, duhet të kemi kujdes maksimal por nuk mund të bllokohet ekonomia e gjitha, qarkullimi dhe biznesi në Shqipëri. Sipërmarrja këtu është e brishtë dhe e pastrukturuar ne s’mund t’ju bëjmë ballë stuhive të tilla”,- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura