Pandemia e Covid-19 dhe konçesionet e shëndetësisë!

Sep 27, 2020 | 11:07
SHPËRNDAJE

Ilir Beqaj 

1432301090ilir-beqaj-tch

Prej disa ditësh qarkullon në media e në portale një tekst lidhur me gjoja 400 milionë euro të konçesioneve të shëndetësisë që nuk dhanë asnjë ndihmë në përballimin e pandemisë.

Së pari, në shëndetësi nuk ka konçesione. Partneriteti publik-privat i shërbimeve është i ngjajshëm me prokurimet publike. Janë kontrata afatgjata shumëvjeçare. Ndihmojnë sistemin publik të kujdesit shëndetësor të përmbushë detyrimet ndaj publikut. Qytetari nuk paguan asgjë. Në fund të kontratave, investimet mbeten në spitalet publike.

Së dyti, Covid – 19 është një sëmundje ngjitëse, ndërsa fouksi i programit të qeverisë në shëndetësi ka qënë dhe ishte deri në pranverë 2020 (si kudo në Europë e në botë) tek sëmundjet jongjitëse për faktin e thjeshtë se kanë më shumë se 90 % të barrës së sëmundshmërisë, të invaliditetit dhe të fataliteteve.

Së treti, nuk ekzistojnë 400 milionë euro për tre kontrata. Janë kontrata që paguhen për çdo shërbim të kryer. Nëse ka më shumë ndërhyrje kirurgjikale, nëse ka më shumë kontrolle bazë shëndetësore, nëse ka më shumë të sëmurë me dializë që marrin shërbim falas kjo është arritje e sistemit shëndetësor publik dhe jo e metë e tij. Bazuar në numrin dhe prirjen rritëse të shërbimeve të përftuara deri më tani, për të tre kontratat së bashku do të paguhet në 10 vite rreth 255 milionë euro.

Së katërti, shërbimi i hemodializës prej vitesh kryhet drejtpërdrejtë nga ofrues privatë të kujdesit shëndetësor, nga kontrata e PPP-së dhe nga spitaklet publikë. Kontrata e PPP-së mundëson seancë hemodialize më të njëjtin çmim të caktuar nga qeveria, ndërsa në fund të kontratës investimet e kryera mbeten në spitalet publike. Kontrata e PPP-së u shërben vetëm 35 % të sëmurëve (433 pacientë) që kanë nevojë për tre seanca dialize në javë apo rreth 156 seanca në vit. Në spitalet publike marrin kujdesje 118 pacientë apo 10 % e të gjithë të sëmurëve, ndërsa në spitalet private marrin kujdes 682 pacientë apo 55 %  e të gjithë të sëmurëve.

Së pesti, deri më sot janë shpenzuar rreth 110 milionë euro për më shumë se 1,5 milionë kontrolle bazë shëndetësore, rreth 230 mijë ndërhyrje kirurgjikale dhe rreth 250 mijë seanca hemodialize.

Së gjashti, në periudhën 2015 – 2017 janë investuar nga kontraktorët privatë rreth 33 milionë euro. Sipas kushteve të kontratave respektive, në tre vitet e fundit do të duhet të riinvestohen 70 % apo rreth 23 milionë euro. Së bashku bëhen 56 milionë euro në 10 vjet.

Së shtati, në tri kontratat së bashku janë të punësuar më shumë se 600 vetë. Shpenzime të këtij personeli (pagë mesatare mujore 500 euro plus sigurime të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore të punëdhënësit) janë 4,2 milionë euro në vit, apo 42 milionë euro në 10 vjet.

Së teti, në kontratën e kontrtollit bazë dhe në atë furnzimit të setit të personalizuar steril të instrumentave kirurgjikalë 1/6 e shpenzimeve (rreth 33 milionë euro) është tatim mbi vlerën e shtuar që kthehet përsëri në thesarin e shtetit.

Së nënti, pra së bashku në 10 vjet investimet + shpenzimet e personeli + tatim mbi vlerësh e shtuar janë 131 milionë euro apo rreth 51,4 % e vlerës së të tri kontratave së bashku.

Së dhjeti, falë kontratës së PPP-së së furnizimit të setit kirurgjikal steril të personalizuar ditët e qëndrimit në spital të një të sëmuri janë pakësuar me të paktën 1,5 ditë. Deri në fund të kontratës do të kryhen rreth 650 mijë ndërhyrje kirurgjikale dhe në spital do të qëndrohet rreth 975 mijë ditë më pak. Nëse marrim për bazë një kosto ditore të qëndrimit në spital 50 euro, athere vetëm kjo kontratë në 10 vjet do të kursejë rreth 49 milionë euro para publike nga shpenzimet e shëndetësisë. Kjo shumë është 37 % e vlerës së kësaj kontrate.

Së njëmbëdhjeti, nëse nuk do të kishim falë kontratës së PPP-së për shërbimin e hemodializës mjedise të reja, moderne të sigurta në Vlorë, Korçë, Elbasan, Lezhë e Shkodër që mundësojnë vetëm dy turne shërbimi me kohë të mjaftueshme midis turneve për të kryer dezinfektimin e mjediseve sipas protokolleve të Covid – 19 me siguri do të kishim Covid – 19 nozokomial në shërbimet e hemodializës siç kemi ndeshur në mjedise të ndryshme spitalore në të gjithë vendin në 7 muaj të bashkëjetesës me Covid – 19.

Së dymbëdhjeti, falë kontratës së furnizimit të setit kirurgjikal steril të personalizuar kryhet edhe sterilizimi cilësor i sallave kirurgjikale. Kjo ka sjellë që në 7 muaj të mos ketë asnjë rast Covid – 19 nozokomial në asnjë ndërhyrje kirurgjikale dhe të mos jetë preku asnjë infemier apo mjek kirirg, ndërkohë që personeli mjekësor spitalor është prekur në mjediset e punës nga Covid – 19.

Së trembëdhjeti, falë kontrollit shëndetësor bazë pa pagesë mijëra njerëz kanë zbuluar që janë paradiabetikë apo diabetikë, të sëmurë kardiakë apo me tension të lartë të gjakut. Kjo ka bërë që ata të jenë më të kujdesshëm në ruajtjen e shëndetit të tyre prej Covid – 19, qysh se u bë e ditur botërisht se të sëmurët me diabet, zemër, tension, etj preken më shumë e më rëndë nga Covid – 19.

Së katërmbëdhjeti, çelja e qendrave të dializës në spitalet rajonale të Lezhës, Korcës dhe Vlorës si dhe zgjerimi i qendrave të dializës së spitalet rajonale të Shkodrës e Elbasanit ka sjellë më pak nevojë për transport për të sëmurët dhe për rrjedhojë edhe me pak shpenzime të spitaleve për pagesat e transportit. Në vitin 2015 për 781 pacientë që kanë patur nevojë për transport janë shpenzuar 76 reth milionë lekë (të reja), pra 97,350 lek për pacient. Në vitin 2019 për 1006 pacientë që kanë patur nevojë për transport janë shpenzuar rreth  54,6 milionë lekë (të reja), pra për 54,300 lek për pacient në vit. Nëse do të vazhdonim me shpërndarjen e pacientëve sipas qendrave para kontrtarës së PPP-së në 2019 do të kishim shpenzuar 98 milionë lek apo 43,3 milionë lek më shumë. Në 10 vite kontratë rezulton të kursehen nga pakësimi i nevojave për transport rreth 433 milionë lekë apo rreth 3,55 milionë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura