Pandemia COVID-19/ Gent Sejko: Dalja e vaksinës rrit gjasat e zhvillimit gradual të ekonomisë, megjithëse…

Dec 16, 2020 | 16:21
SHPËRNDAJE

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një konferencë për mediat ka bërë të ditur vendimet e marra në Këshillin Mbikqyrës të BSH në lidhje me zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre.

Guvernatori Gent Sejko

Sejko thekson se shpërthimi i pandemisë së COVID-19 ka prekur ekonominë, por sërish sektori bankar ka një kontribut pozitiv.

Po ashtu Guvernatori i BSh u shpreh se “dalja e vaksinës rrit shpresat për një rikthim të situatës në normalitet gjatë vitit 2021. Këto zhvillime rritin gjasat e zhvillimit gradual të ekonomisë, megjithëse situata epidemiologjike aktuale vijon të paraqesë serioze në planin afatshkurtër.

Shtyrja e pagimit të kësteve të kredisë për kategori të caktuara dhe ristrukturimi i kredive ka zhvendosur një pjesë të barrës së krizës. Banka e Shqipërisë pret një rritje graduale të inflacionit drejt objektivit. Rritje progresive e aktivitetit ekonomik në vend dhe në botë. Rritja e kërkesës agregate do shoqërohet me rritjen e punësimit.
Këshilli mbikëqyrës vendosi të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 0.5%. Politika monetare do vijojë të mbetet lehtësuese për të siguruar kushte financimi të favorshme. BSH do të vijojë të ruajë formën aktuale të operacioneve të injektimit të likuiditetit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura