Pandemia/ 20 personel shëndetësor të infektuar me Covid, Artan Fuga thirrje të fortë: Të ruajmë maturantët se do të jetë e pafalshme

May 28, 2020 | 18:10
SHPËRNDAJE

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas rasteve të infektimeve në vend për të tretën ditë radhazi në shifra mbi 20 persona, ku mes tyre edhe personel mjekësor. Në një postim në rrjetet sociale, Fuga bën thirrje të ruajmë maturantët.

artanfugaa1 (1)

“E kuptoni që duhet ruajtur spitali me cdo kusht nga infektimi se pastaj bëhet vendi i shërimit vend infektimi dhe sëmundjeje! E kuptoni që pastaj lëre covid19, por nuk shkon dot në spital as për një vizitë mjeksore, sepse shkon për të operuar apendicitin dhe del me bronshit covidian!“, shkruan akademiku.

Sipas ministrise se Shendetesise, nga hetimi epidemiologjik, janë testuar 73 personel shëndetësor, nga të cilët 12 kanë rezultuar pozitivë, në QSUT, të gjithë pa simptoma. Në total janë 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të rastit të identifikuar tre ditë më parë.

Nga Artan Fuga

Lërini mo budallalliqet, jo e lagu jo s’e lagu, jo pakti, jo kodi, jo këshilli, jo kërmilli!

Shifni se sipas lajmeve sot është infektuar spitali me covid19 në kuptimin sepse janë infektuar jo pak punonjës shëndetësie brenda spitalit!

Po mirë, pak se na shërbejnë, por edhe i sëmurim kështu? Do i mbrojmë oficerët dhe ushtarët në front ne apo jo?

Si mos pak a shumë aq të shtruar sa punonjës internë të infektuar?

E kuptoni që duhet ruajtur spitali me cdo kusht nga infektimi se pastaj bëhet vendi i shërimit vend infektimi dhe sëmundjeje!

E kuptoni që pastaj lëre covid19, por nuk shkon dot në spital as për një vizitë mjeksore, sepse shkon për të operuar apendicitin dhe del me bronshit covidian!

Shkon të shërohet robi nga covid19, por infekton mjekun dhe infermierin e gjorë!

Vazhdoni bëni teori konspiracioniste, vazhdoni!

Ore të ruajmë maturantët – them unë – bëjmë apo jo kujdes në shkolla!

Se do të jetë e pafalshme pastaj!

Aman mo, po ai grupi i nanoteknologjisë i akademisë shkencore e kishte parashikuar edhe këtë kurbën, apo futja kot! Sikur në mes të prillit kurba do të rrëzohej fare! E kishin kalkuluar me informatikë, me bioetikë, me ekonomi mo!

Cfarë komedie!

Sikur do të hynim në histori për administrimin e pandemisë ne na sëmuren mjekë me më pak ose më shumë se njëzet pacientë të shtruar në spital!

O më raftë pika për llafollogjitë e ditës, llollollollo gjithë ditën!

A e kuptoni mo apo jo?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura