“Panama Papers”/ Familja akuza të forta zyrtarit që heton vrasjen e gazetares, i lidhur me…

Nov 23, 2017 | 9:27
SHPËRNDAJE

Familja e gazetares investigative qe zbuloi skandalin e ‘Panama Papers”, vrarë në një sulm me bombë në Maltë ka ngritur një padi kundër policisë.

papa

BBC raporton se familja dyshon se per te nuk jane kryer hetime të paanshme. Sipas familjes se gazetares se ndjere Daphne Caruana Galizia, zyrtari i lartë që po mbikëqyr hetimin të hiqet menjëherë.

Ata thonë se ka një konflikt të madh interesi, sepse hetuesi Silvio Valletta është i martuar me një ministre të qeverisë.

Caruana Galizia ishte e njohur për blogun e saj ku akuzonte politikanët më të lartë për korrupsion, përshirë këtu edhe kryeministrin.

Zyrtarët thonë se ajo u vra nga një bombë që shpërtheu në afërsi të shtëpisë së saj në Bidnija më 16 tetor.

Ajo madje kishte raportuar edhe për bizneset e pista të zotit Valletta, oficerit përgjegjës për hetimin e vrasjes së saj. Ai është zëvendës komisari i policisë aktuale dhe është i martuar me ministren Justyne Caruana.

Gazetarja 

“Blogerja” dhe gazetarja e “Panama Papaers”, shumë e njohur në Maltë, kishte akuzuar qeverinë e ishullit për korrupsion. Televizionet lokale raportojnë se vetëm dy javë më parë, viktima kishte folur me policinë për kërcënime që kishte marrë.

Daphne Caruana Galizia e nisi karrierën e saj si gazetare për the “Sunday Times of Malta” dhe investigimet e saj morën famë. Më pas, ajo nisi edhe “blogun” shumë të ndjekur në internet ku nuk kursente kritikat kryesisht për qeverinë, por edhe për opozitën.

Gazetarja e njohur u vra katër muaj pas zgjedhjeve të parakohshme, të cilat u organizuan pasi ajo akuzoi kryeministrin Joseph Muscat dhe gruan e tij për lidhje me skandalin “Pamana Papers”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura