Panajot Kone bën simbolin e origjinës

Dec 2, 2014 | 11:50
SHPËRNDAJE

Mesfushori shqiptar i Kombëtares së Greqisë, Panajot Kone, nuk e mohon origjinën. Tashmë është kthyer në modë në rrjetet sociale pozimi duke formuar shqiponjën me bashkimin e dy duarve. Kësaj nuk i ka rezistuar as 27-vjeçari, që aktivizohet në Itali me Udinezen. Ashtu siç duket edhe në foto, Kone, bashkë me një tifoz shqiptar, bëjnë me duar simbolin kombëtar të origjinës së tij. Futbollisti i lindur në Tiranë shpreh dashurinë për kombin e tij, mirëpo prej vitesh ai përfaqësohet me fanellën e Greqisë. Pak javë më parë, Kone u bë protagonist, duke tentuar të godasë me grusht lojtarin e Serbisë, Matiç, gjatë një ndeshjeje miqësore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura