PAMJET/ Zjarri përfshin banesën, e bën shkrumb e hi. Ngelen në qiell të hapur dy familje

Jul 3, 2020 | 15:36
SHPËRNDAJE

Zjarri ka përfshirë një banesë në Juban të Shkodrës duke e shkrumbuar tërësisht.

Në shtëpinë që tashmë është bërë shkrumb e hi jetonin dy familje, ajo e Shtjefën Caka dhe Fred Caka, raporton gazetari i Panorama.

Dy mjete zjarrfikëse shkuan në vendngjarje për të shuar flakët.

Mësohet se nuk ka të lënduar nga ngjarja. Ndërsa për shkaqet e zjarrit pritet njoftimi zyrtar i policisë.

zjarr8 zjarr7 zjarr6 zjarr5 zjarr4 zjarr3 zjarr2 zjarr1

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura