PAMJET/ Taksisti sheh video porno teksa nget makinën, klienti e filmon

Jul 31, 2015 | 10:33
SHPËRNDAJE

Mund te te ndodhe edhe ty, çfarë do bëje? Do merrje guximin të zbrisje nga taksia apo do t’i ulërije shoferit në vesh? Kjo video tregon momentet kur një shofer taksie shikon video porno teksa po udhëton me një klient rreth një qyteti me shumë trafik.

Videoja, në të cilën përmbajtja pornografike është e paqartë, është xhiruar në New York City nga ndenjësja e pasme e një taksie.

Pasagjeri shkroi në internet: “Unë po shkoja në një drekë dje dhe pashë në një moment se shoferi im i taksisë po shikonte pornografi në iPhone tij teksa ngiste makinën.

Kjo zgjati për 10 minura para se ai të merrte një telefonatë dhe më në fund e fiku. “Mirror Online” ka parë pamjet e papërpunuara dhe mund të konfirmojnë se shoferi me të vërtetë ishte duke parë video pornografike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura